Studiot televizive jan bërë si tribuna të sulmit ndaj Kurtit dhe vullnetit të qytetarëve
Kurthi i debateve televizive: dy vjet bllokadë institucionale, sulme ndaj Kurtit dhe heshtje për përgjegjësit e marrëveshjeve që i kanë bërë Kosovës dëme të rënda
Në emisionet televizive me politikanë e analistë e banalistë po dëgjojmë çdo ditë të njëjtën narrativë: si të rrëzohet Kurti, si të dobësohet qeveria dhe si të delegjitimohet vullneti i qytetarëve.
Por ajo që mungon në këto studio është pyetja themelore: ku është kritika ndaj atyre që kanë marrë vendime që Kosovës i kanë kushtuar politikisht, territorialisht dhe institucionalisht?
Prej gati dy vitesh, Kosova përballet me bllokada në ndërtimin e institucioneve dhe me përplasje të vazhdueshme rreth zgjedhjes së presidentit. Në vend që debati të përqendrohet te përgjegjësia politike dhe te zgjidhjet institucionale, një pjesë e analistëve dhe opozitarëve duket se e kanë kthyer në mision të përditshëm vetëm një objektiv: “hiqeni Kurtin”.
Këta legena si lloi i Baton Haxhiut shprehet se “në tana format duhet me e hjek Kurtin”, ndërsa legeni tjeter Blerim Canaj thotë se “dikush duhet ta ndalë Kurtin, se po shkojmë drejt përmbysjes”.
Mirëpo pyetja ime është shumë më e thjeshtë: ku ishin këta zëra kur u morën vendime shumë më të rënda për Kosovën?
Ku ishin këta legena dhe shumë si këta kur u votua Gjykata Speciale? Ku ishin kur u negociua Asociacioni me kompetenca ekzekutive? Ku ishin kur u trajtuan objektet fetare dhe pronat që Serbia i pretendon si të vetat? Ku ishin kur Kosova humbi territor në marrëveshjet me Malin e Zi? Ku ishin kur u shkelën parime të rëndësishme të së drejtës ndërkombëtare dhe kur u hapën diskutime për ndarjen e Kosovës?
Ku ishin kur u lobua me paratë e taksapaguesve të Kosovës për projekte politike që cenonin integritetin territorial të vendit?
Dhe mbi të gjitha: ku është zëri i këtyre legenave për zbardhjen e vrasjeve politike dhe të atyre që u vranë për bindjet e tyre kombëtare e politike?
Ku është kërkesa për zbardhjen e vrasjes së ministrit Ahmet Krasniqi, të Komandant Drinit, të gazetarëve dhe të qytetarëve të shumtë që u vranë vetëm pse ishin shqiptarë, veprimtarë politikë apo pse në odat e tyre kishin vendosur fotografinë e Ibrahim Rugovës?
Për këto çështje, zëri i disa prej këtyre legenave të ashtuquajtur “analistë” nuk është dëgjuar as edhe një here me të njëjtën forcë.
Por kur bëhet fjalë për veriun e Kosovës, atëherë papritur aktivizohen të gjithë dhe flasin me zërin e Serbisë.
As edhe një here nuk i kemi ndëgjua opozuzen as këta legena duke mbështetur me të njëjtën forcë veprimet e institucioneve të Kosovës për shuarjen e strukturave ilegale serbe, për luftimin e bandave kriminale të lidhura me Serbinë, për mbylljen e institucioneve paralele dhe për vendosjen e rendit kushtetues në veri.
Përkundrazi, shpesh duket sikur problemi kryesor nuk është Serbia, por Albin Kurti.
Vazhdon…
Burimi/Facebook


Leave a Reply