Është një projekt me rëndësi kombëtare, i realizuar në kuadër të një kontrate PPP. MABCO, si investitori kryesor, ka angazhuar mbi 320 milionë euro në investime, financime, garanci dhe ekspozim financiar.
Kur aeroporti ishte në fazën përfundimtare dhe po përgatitej për certifikim, MABCO-s iu pamundësua qasja në kantier prej gati tre muajsh, në prani të Policisë së Shtetit.
Punimet mbeten të bllokuara.
Gjatë kësaj periudhe, për shkak të mungesës së mirëmbajtjes, temperaturave të larta dhe akteve të vandalizmit, një numër i konsiderueshëm pajisjesh dhe instalimesh u dëmtuan rëndë; të tjera humbën garancitë e funksionimit, ndërsa për një pjesë të tyre është konstatuar mungesa apo vjedhja.
Pasi iu pamundësua përfundimi i veprës dhe nisja e certifikimit, Qeveria shqiptare ndërmori procedurën për zgjidhjen e Kontratës së Koncesionit.
Si mund të fajësohet investitori për mos përfundimin e një projekti, kur atij vetë iu pamundësua hyrja në kantier dhe përfundimi i punimeve?
MABCO kërkon zgjidhje në përputhje me vendimin e Gjykatës së Lartë.
Arbitrazhi është opsioni i fundit që dëshirojmë.
Qeveria duhet të jetë e vetëdijshme për përgjegjësinë që burojnë nga veprimet dhe mosveprimet e saj.
Zgjidhja është ende e mundur. Vendimi u takon atyre!
Por, qytetarët kanë të drejtë ta dinë të vërtetën!
MABCO cdo ditë në mënyrë kronologjike do t’i publikojë faktet, emrat e përsonave, dokumentet, dhe datat e ngjarjeve si dhe përgjegjësitë e seicilit, në mënyrë kronologjike dhe transparente.
E vërteta nuk ka nevojë për propagandë. Ajo ka nevojë për fakte.
MABCO Constructions S.A.
Zyra e Informimit
Burimi/Facebook


Leave a Reply