Protesta nisi si një kundërshtim ndaj një veprimi të dhunshëm të policisë private ndaj një protestuesi. Ajo nuk ishte menduar si një protestë e përditshme, por si një organizim i mirëstrukturuar. Protesta nuk pati një grup drejtues të shpallur, Edhe pse figura të caktuara kanë qenë të pranishme që nga fillimi. Gjithashtu, në ditët e para nuk kishte kërkesa të drejtpërdrejta drejtuar kryeministrit Edi Rama.
Vetëm pas ditës së 23-të u lexua një deklaratë ku u shpallën pesë kërkesa. Këto kërkesa ishin kryesisht politike dhe nuk kishin lidhje të drejtpërdrejtë me ekonominë apo mirëqenien e qytetarëve.
Në këtë protestë, e cila sipas meje nuk ka një kauzë të gjerë popullore, janë paraqitur kërkesa, Por pa afate konkrete për realizimin e tyre.
Me kalimin e ditëve, thuhet se çdo pjesëmarrës është i lirë të flasë, Por në praktikë kjo duket se nuk ndodh gjithmonë. Mes shumë folësve, të cilët shprehin shqetësimet e tyre personale ose shoqërore, Dalin edhe zëra që mbrojnë hapur idetë e Karl Marksit dhe koncepte të së majtës, deri edhe komuniste.
Protesta po paraqitet si një shprehje e pakënaqësisë ndaj gjithë klasës politike, Me idenë se ajo duhet të largohet dhe të zëvendësohet nga një klasë e re politike.
Ky është, në thelb, një deklarim i hapur për krijimin e forcave të reja politike. Pretendohet që këto forca të përbëhen nga njerëz të rinj, të paimplikuar në politikën aktuale, madje edhe nga shqiptarët e emigracionit. Në të njëjtën kohë, në protestë shfaqen shpesh thirrje për patriotizëm dhe nacionalizëm.
Një nga sloganet më të dëgjuara është: “Shqipëria kërkon revolucion.” Por lind pyetja: kujt i drejtohet kjo kërkesë? Nëse kërkohet revolucion, përse nuk e ndërmarrin vetë protestuesit atë që kërkojnë?
Pas kaq muajsh, pyetja bëhet edhe më e thjeshtë: Sa parti politike do të prodhojë kjo protestë? Por betëm forc e djatht e konservatore nuk mund të lindë
Në këtë këndvështrim, protesta e ka arritur qëllimin e saj Të krijojë terrenin për lindjen e partive të reja politike, Të cilat, i shërbejnë më shumë interesave të Edi Ramës sesa interesave të qytetarëve. Në fund, rreziku është që populli të mbetet edhe një herë i zhgënjyer, i pambrojtur dhe në varfëri.
Kujdes spiunët
Burimi/Facebook


Leave a Reply