Në pikun e sezonit turistik dhe në ditët me temperaturat më të larta të vitit, Fushë Kuqja, Shënkolli, bregdeti i Tales, Bregu i Matës në tërësi, i shtohet dhe Shëngjini dhe zona të tjera përreth janë pa energji elektrike që prej mesditës së kësaj të enjteje.
Kjo nuk është më një problem i izoluar, por një situatë e përsëritur që tregon dështimin dhe papërgjegjshmërinë e plotë të institucioneve ndaj qytetarëve dhe bizneseve.
Në një kohë kur familjet përballen me vapën ekstreme dhe bizneset turistike janë në kulmin e aktivitetit të tyre, mungesa e energjisë elektrike po sjell pasoja të rënda ekonomike, duke dëmtuar drejtpërdrejt turizmin dhe jetën e përditshme të qindra banorëve.
Kjo është fytyra e një qeverisjeje që propagandon zhvillim e turizëm, por nuk arrin të garantojë shërbimet më bazë për qytetarët.
Nuk mund të flitet për rritje ekonomike dhe destinacione turistike, ndërsa në mes të sezonit njerëzit dhe bizneset lihen pa energji për orë të tëra.
Kërkoj ndërhyrje të menjëhershme dhe përgjegjësi për këtë situatë të papranueshme.Kjo neglizhencë e përsëritur çdo sezon duhet të marrë fund
Burimi/Facebook


Leave a Reply