Rama: Vazhdojmë kontaktet me palën italiane
Qeveria italiane ka parashikuar në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm dhe amendamentin për nisjen e procedurave për njohjen e viteve të punës për efekt të pensionit të të gjithë emigranteve shqiptare që kanë paguar kontributet shoqërore.
Kryeministri Rama që publikon lajmin e vlerëson si një arritje që po shkon drejt jetësimit fal negociatave të qeverisë së tij me qeverinë italiane dhe forcat politike atje.
“Vazhdojmë kontaktet deri në aprovimin përfundimtar të projekt-buxhetit 2022 dhe me këtë rast u shpreh mirënjohjen në emër të shqiptarëve në Itali, kryeministrit Mario Draghi, ministrit të jashtëm Luigi di Maio, të cilët janë angazhuar personalisht për ta zgjidhur këtë çështje kaq jetike për aq shumë shqiptarë të mirë në Italinë mike, si edhe të gjithë të tjerëve që dashamirësisht janë përfshirë në këtë përpjekje të përbashkët”.
Aktualisht në Itali jetojnë dhe punojnë afro 500 mijë shqiptarë të cilët nëse Parlamenti Italian do të miratojë amendamentin do të mund t’ju njihen vitet e punës për të marrë pension. Të njëjtën kërkesë prej vitesh qeveritë shqiptare i kanë bërë dhe Greqisë por aktualisht nuk ka ende një dokument zyrtar te miratuar për njohjen e pensioneve.
Burimi/Tv Klan


Leave a Reply