Diten e sotme ish-kryeparlamnetare Jozefina Topalli ka reaguar lìdhur me referendumin që po zhvillohet në PD për të shkàrkuar Lulzim Bashën si kryetar të partisë.
Në një status në Facebook, Topalli shkruan se në votime kanë shkuar demokratë dhe themelues të degëve të Partisë Demokratike për të làrguar Lulzim Bashën.Pas këtij të fundit, thotë Topalli, radhën e ka Kryeministri Edi Rama.
“Goodbye Lul! Sot duhet të rrish në radhë për të votuar në Referendumin e PD për làrgimin e LB! Sot kanë shkuar për të votuar edhe ata demokratë që kanë vite që nuk dalin nga shtëpia; sot janë ngritur për të votuar nga themeluesit e degëve të PD deri tek anëtari më i ri i saj; sot janë ngritur nga shtrati të sèmurë për të votuar në referendum. Kanë votuar nga më të rinjtë deri tek më të moshuarit.
Asnjëherë nuk ka patur një pjesëmarrje demokratësh si kjo e sotmja. Kjo është dita e bukur e demokracisë! Kaq radhë nuk ka patur as në ditën e votimeve. Kjo nuk është vetëm shprehja më e bukur e lirisë dhe demokracisë, kjo është mesazhi i shpresës; Me këtë pjesëmarrje e besim që njerëzit kanë tek çlirimi nga pengu ata po përcjellin shpresën për të làrguar edhe qeverinë aktuale. Pas LB radhën e ka Rama! Goodbye Lul! Faleminderit çdo demokrati”, ka shkruar Jozefina Topalli në Facebook.
Burimi/lajmenoy.info/


Leave a Reply