Në veprën: “Përballjet e Historisë së Kishës Katolike në Shqipni 1919-1996”, studiuesi dhe albanologu bashkohor gjerman Dr. Don Markus.Ë. E. Peters, shprehet: “Në mars të vitit 1951, në zonën katolike të Mirditës, pati sërisht një përpjekje nga dy kryengritësit Dom Zef Oroshi dhe Jak Përjaku, për të organizue nji përmbysje prej atje. Kjo aventur ishte e dështueme që n’fillim, duke pasë parasysh përqendrimin e organeve të policisë n’çdo cep. D. Zef Oroshi arratiset pak kohë ma mrapa, (në drejtim të ish Jugosllavisë ku, vendoset në Kosovë dhe më ndihmën direkte të Kapidanit të Mirditës, Gjon Markagjonit dhe të birit të tij juristit Ndue Gjomarkut, mbërrin në Itali, shënimi i autores) për në Itali e pastaj në SHBA, ku themeloi Kishën e Parë Katolike Shqiptare, që sot mban emrin “Zoja e Shkodrës” dhe shërbeu si drejtues shpirtëror i shqiptarëve të emigrue atje.”
Burimi/Facebook


Leave a Reply