Përmes këtij postimi publik sot vendosa ti drejtohem me disa fjalë të ashtuquajturit gazetar Vehbi Kajtazi! Vehbi unë jam Genc Sefa i lindur e rritur në Myzeqe në qytetin e Lushnjës Shqipëri!
Nuk e di ku ishe ti në kohën kur gjysma e kombit tonë, gjegjësisht Dardania digjej në flak, vriteshin fëmijë e dhunoheshin motrat e nënat shqiptare ?Por unë erdha fluturim nga shumë larg për ti dalë zotë asaj toke të lashtë e të vuajtur! Në luftën e Kosovës, humba gjymtyrët e trupit, por nuk u ndala, vazhdova me protezë në Luginën e Preshevës, e shërbeva si instruktor i lartë në Komandën e Trajnimeve dhe Doktrinës të TMK-SË për shumë vite ! Unë Vehbi, unë që ti mbrëmë më quajte pjesë e një grupi bandit e kriminel! Lash karrierën e dy diploma universitare, dhjetëra trajnime e specializime, në emër të lirisë, e vazhdova luftën e në Lagjen e Trimave Kumanovë me 9 maj 2015! Sot me krenari vuaj në qeli në emër të idealit kombëtar!
Prandaj unë Genc Sefa – Lushnja i dënuar si pjesëtar i grupit të njohur tashmë në publik si Grupi Kumanovës, të ftoj publikisht ti dërgosh në prokurori të gjitha provat që posedon dhe që publikisht i përmende mbrëmë në emision! Vehbi Kajtazi dil me emër e mbiemër dhe me fakte për secilin , duke u nisur nga unë dhe na fakto deklaratën e mbrëmshme, në të kundërt përmes avokatëve do të jem unë i pari që do të denoncoj për shpifje ! Për të folur ti mbrëmë lirshëm në emision, unë i fala gjymtyrë të trupit Vehbi! Të njëjtën aspirat e vazhdova në UÇPMB e deri në Kumanovë! Se liri pa sakrific nuk ka o Vehbi Kajtazi! Genc Sefa Lushnja Luftëtar i lirisë i dënuar për luftimet në Lagjen e Trimave në Kumanovë! Zoti e Bekoftë Shqipërinë dhe Shqiptarët! Lavdi dëshmorëve të Kombit!
Burimi/lexo-shqip.net/


Leave a Reply