Debatet mes konkurrentëve të Love Story vazhdojnë edhe pas spektaklit të së hënës çdo ditë në emisionin “Talk Love Story” në 16:05 në Tv Klan.
Dea i ka dhuruar mbrëmë Andit një trëndafil, por ai është ndjerë i ofenduar pasi ajo menjëherë pas ceremonisë ka vallëzuar me Albionin, një tjetër konkurrent me të cilin ka patur takim dhe është puthur.
Andi: Dea më dhuroi një trëndafil dhe vallëzoi dhe puthi një person që kishte bërë një puthje më parë në takim. Unë jam me mendimin që kur puth dikë krijon një ndjenjë dhe duhet të vazhdosh me atë.
Dea: I kërkoj shumë ndjesë nëse është ofenduar, Albioni ishte i pari që më kërkoi një kërcim. Mendoj se Andi mund të kishte ardhur gjatë kohës që unë kërceja dhe të thoshte e dua unë një kërcim me ty.
Dea: Unë nuk kam ardhur për takime shoqërore, kam ardhur për tu njohur për diçka më shumë.
Andi: Asnjë nuk ka ardhur për shoqëri, por ishte ofendim i madh dhe po të ishe ti në vendin tim…
Dea: Të kërkoj ndjesë. Nuk ka qenë qëllimi im të ofendoj.
Andi: Janë bërë 3 takime, jemi 12 çuna, ti me 2 ke dalë i ke puthur të dy? Po me 12? Do i puthësh të gjithë? Po ti njini njëherë. Si mund të marr unë në shtëpi një gocë që puthet me 20 çuna? Nuk e marr dot.
Diskutimet kanë vazhduar edhe më tej mes konkurrentëve të tjerë ku Andi si përfundim ka pranuar se do të takohet me Dean, por puthjen e koncepton ndryshe nëse puthemi në takimin e parë pastaj do dalim me kalamaj.
Andi: Dilni njëherë të gjithë, njihuni pastaj puthuni se keni kohë. Do puthemi do fërkohemi. Puthja të ngre në ajër komplet, kur puthesh do të fërkohesh, do të zhvishesh janë shumë gjëra. …
Burimi/tvklan.al


Leave a Reply