Një ngjarje e rendë, me përmasa makabre, është regjistruar në fshatin Grecalli të Fierit këtë të martë. Një 38-vjeçar ka rrëmbyer dhe më pas ka groposur Mateo Vllasiun, 8-vjeç. Klodian Çalamani, i arrestuar tashmë nga policia, rrëmbeu fëmijën e fqinjit rreth orës 9 të mëngjesit të së martës, kur i mituri po lëvizte me biçikletë. Pas kësaj autori e mbajti peng derisa e vrau dhe më pas e mbuloi me baltë në një cep të oborrit të tij. Burime për tvklan.al bëjnë të ditur se paraprakisht dyshohet se 38-vjeçari e vrau të miturin duke e goditur me sëpatë dhe më pas e groposi.
Mungesa e fëmijës është vënë re nga nëna e tij Florida Vllasiu, e cila ka nisur kërkimet deri në orën 15 e 30, dhe më pas ka sinjalizuar policinë. Këta të fundit pas administrimit të provave kanë bërë të mundur gjetjen e vendit të dyshuar ku mund të ndodhej fëmija i humbur. Pas kontrollit rezultoi se 38-vjeçari kishte mbuluar me baltë fëmijën e mitur. Autori i ndaluar nga policia është ka pranuar fajësinë e krimit, ndërsa policia shprehet po punon për të përcaktuar motivin dhe rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje.
Nga ana e ekspertëve të policisë do bëhet një këqyrje e trupit të fëmijës, në mënyrë që të zbulohet se nga çfarë është shkaktuar vdekja. Policia dyshon se autori është me probleme të shëndetit mendor, por nga këqyrja paraprake ka rezultuar se nuk ishte me kartelë, megjithatë, nga banorët njihej si i tillë.
38-vjeçari Çalamani është i njohur për policinë pasi dhe në vitin 2006 ka marrë peng një tjetër të mitur. Në atë kohë ai bashkëpunoi me një tjetër person, dhe mbajtën vajzën e mitur duke e torturuar për 20 minuta. Dy autorët u dënuan nga gjykata e Fierit me 4 vite burgim për veprën penale të heqjes së lirisë e kryer në bashkëpunim.
ORA 18:46-Policia njoftim për ngjarjen
Sot rreth orës 15:30 është bërë njoftim nga shtetasja F. V se nuk është kthyer në banesë djali i saj i vitlindjes 2013. Me marrjen e njoftimit shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë bërë shpalljen në kërkim dhe në mënyrë të menjëhershme nga veprimet në terren, duke vlerësuar maksimalisht situatën dhe rëndësinë e saj, kanë marrë informacion, kanë punuar në grumbullim dhe administrim të provave dhe kanë bërë të mundur gjetjen e vendit të dyshuar ku mund të ndodhej fëmija i humbur.
Mbi bazën e vlerësimit të provave, në banesën e shtetasit K. Ç., 38 vjeç, pas kontrollit, është bërë e mundur gjetja e trupit të fëmijës së dyshuar i humbur, i mbuluar me baltë.
Menjëherë është bërë kapja dhe shoqërimi i autorit të dyshuar në Komisariatin e Policisë Fier dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier po punohet për kryerjen e veprimeve të plota procedurale, zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe motiveve të saj.
ORA 19:00-Video nga vendi ku u zbulua ngjarja makabre
Një ngjarje tronditëse është ajo që ka ndodhur këtë të martë në fshatin Grecalli të Fierit. Një fëmijë vetëm 8 vjeç u rrëmbye rreth orës 9 të mëngjesit për tu gjetur më pas i groposur në shtëpinë e fqinjit të tij. Autor i dyshuar i ngjarjes së rëndë është Klodian Çalamani, i cili mësohet se jetonte i vetëm.
Ai u arrestua nga policia. Korrespondentja e Klan News në Fier, Anila Sefa, sjell pamje nga vendi i ngjarjes. Siç mund të shihet banorët janë mbledhur të tronditur nga kjo vrasje makabre.
ORA 19:15-Klodian Çalamani kishte rrëmbyer në të shkuarën edhe një adoleshente, kush është autori i ngjarjes makabre në Fier
Një ngjarje tronditëse është ajo që ka ndodhur këtë të martë në fshatin Grecalli të Fierit.
Një fëmijë vetëm 8 vjeç u rrëmbye rreth orës 9 të mëngjesit për t’u gjetur më pas i groposur, në shtëpinë e fqinjit të tij. Autor i dyshuar i ngjarjes së rëndë është Klodian Çalamani dhe mësohet se jetonte i vetëm. Ai u arrestua nga policia.
Autori i kësaj ngjarjeje të rëndë mësohet se vite më parë ka terrorizuar një vajzë adoleshente 16- vjeçare për ta vrarë, por ajo i kishte shpëtuar nga duart. Në këtë rast ngjarja ndodhi në fshatin Grecalli ndërsa ata u dënuan me 4 vjet burg.
Bashkë me një tjetër person, ai e mori peng të renë dhe e dhunoi për rreth 20 minuta.
Sa i përket krimit të ndodhur këtë të martë, burime bëjnë të ditur Klodian Çalamani dyshohet se e ka vrarë dhe më pas e ka mbuluar me baltë në një cep të oborrit të tij 8-vjeçarin. Policia thotë se po punon për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Autori dyshohet se është me probleme të shëndetit mendor.
ORA 19:19 “Oboboo, o të q*fsha robt ça i ka bërë”, të shokuar banorët ku u gjet i groposur 8-vjeçari
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në Fier. Një fëmijë vetëm 8 vjeç u rrëmbye rreth orës 9 të mëngjesit për tu gjetur më pas i groposur në shtëpinë e fqinjit të tij. Autor i dyshuar i ngjarjes së rëndë është Klodian Çalamani, i cili mësohet se jetonte i vetëm.
Siç duket nga këto pamje të siguruara nga gazetarja e Klan News, Anila Sefa, ngjarja ka shokuar banorët e fshatit Grecalli.
“Oboboo, o të q*fsha robt ça i ka bërë ai”, shprehet një person, që nuk dihet nëse ka qenë i afërt me viktimën.
“Do ketë kaluar ai”, dëgjohet të thotë një tjetër.
Policia ka njoftuar se ka arrestuar Çalamanin.
ORA 19:50-Doli për xhiro me biçikletë dhe nuk u kthye më kurrë, detaje nga ngjarja tronditëse në Fier
Detaje të tjera tronditëse dalin në dritë nga vrasja e një fëmijë vetëm 8 vjeç në fshatin Grecalli të Fierit. Gazetarja e Klan News, Anila Sefa, tregoi se e djali ishte larguar nga shtëpia për të bërë xhiro me biçikletë. Por kur ai nuk erdhi në kohë për të shkuar për në shkollë, nëna e tij Florida Vllasiu, e shqetësuar shkoi në polici. Nisur nga e shkuara e autorit të kësaj ngjarjeje të rëndë, ishin fqinjët që dyshuan tek Klodian Çalamani. 38-vjeçari disa vite më parë bashkë me një tjetër person kishin rrëmbyer për rreth 20 minuta një adoleshente, ngajrje për të cilën u dënuan me 4 vjet burg.
“Nëna e priti djalin të kthehej në shtëpi, por kur ai nuk erdhi ajo shkoi në polici. Dyshimet e para kanë qenë për fqinjin nga policia për shkak se banorët kanë parë tek ai jo një sjellje të zakonshme në momentet e daljes së tij në fshat. Më pas ai është thirrur në polici është marrë në pyetje dhe nuk është se ka treguar ku e ka fshehur trupin e djalit. Policia bëri kontroll më pas duke e zbuluar në oborrin e banesës”, tregoi gazetarja.
“Komuniteti e ka ditur historinë e Klodianit, por koha e ka larguar historinë dhe ata kanë harruar”, shtoi Sefa e cila tha më tej se pikërisht kjo sjellje problematik e 38-vjeçarit kishte bërë që edhe vetë familja e tij ta largonte.
Trupi i pajetë i 8-vjeçarit u gjet i groposur në shtëpinë e Çalamanit gjatë orëve të pasdites. Autori e kishte groposur të miturin në oborrin e shtëpisë. Pas ekspertizës mbi trupin e të miturit pitet që të përcaktohet edhe shkaku i vdekjes.
Burimi/tvklan.al


Leave a Reply