Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka marrë pjesë në koncertin dedikuar këngëtares së muzikës popullore Fitnete Rexha, në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.
Në një postim në rrjetet sociale, Kim ka publikuar disa foto nga kjo mbrëmje. Si të mrekullueshëm e ka cilësuar diplomatja amerikane koncertin në të cilën kanë interpretuar emra të njohur të muzikës popullore shqiptare si Bujar Qamili, Valbona Mema etj.
“Një mbrëmje e mrekullueshme në përkujtim të këngëtares së muzikës popullore Fitnete Rexha, me këngët e saj të interpretuara mjeshtërisht nga Bujar Qamili dhe Valbona Mema, e të rinj që duan të ecin në gjurmët e saj. Unë e dua Shqipërinë!” ka shkruar ambasadorja.
“Gjerdani i Artë” – Fitnete Rexha titullohej koncerti i organizuar mbrëmjen e djeshme në Teatrin Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor.
Repertori më i bukur i interpretuar nga mbretëresha e muzikës popullore të Shqipërisë së mesme Fitnete Rexha u interpretua nga solistët e Ansamblit Popullor: Aranit Hoxha, Iris Bega, Mirela Aliaj, Genciana Paparisto etj.
Të ftuar specialë në këtë koncert ishin edhe këngëtarët : Valbona Mema, Bujar Qamili, Juli Çenko dhe muzikanti Çim Rexha.
Burimi/diasporashqiptare.al/


Leave a Reply