Pse shume njerez me kapacitete intelektive heshtin para disa tezave irracionale dhe alogjike? Perse disa te tjere perqafojne pa asnje kundershti teza te cilat kane kontradiktor te larte edhe nga persona te shquar ne fusha te caktuara (psh. Nobelist)?Mund te rradhis 3 shkaqe. 1. Nga frika e nje ndeshkimi ekonomik apo ligjor. 2. Nga perpunimi propagandistik. 3. Nga nje aspekt psiko social i ashtequajtur Dunning-Kruger.
Te merremi me kte te fundit.
Efekti Dunning Kruger eshte një paragjykim konjitiv (i kapaciteteve njohese) që i bën njerëzit me më pak aftësi dhe njohuri të mendojnë se dinë më shumë se të tjerët. Sa më pak që dinë, aq më shumë mendojnë se dinë.
Shpesh ata që kanë këtë problem priren të imponojnë idetë e tyre në vend që të japin thjesht një opinion, duke i konsideruar ato si të vërteta absolute. Të tjerët shihen si krejtësisht injorantë dhe të paaftë edhe nëse nuk janë.
Ky effekt eshte zbuluar nga kerkuesit te shkencave psiko-sociale David Dunning and Justin Kruger.
Ata vunë re se sa më i paaftë të ishte një person, aq më pak ai ishte i vetëdijshëm për këtë. Ndërsa njerëzit më kompetentë madje e nënvlerësonin veten.
Prandaj efekti Dunning-Kruger, sipas të cilit njerëzit me nivele të ulëta kompetence priren vazhdimisht të mendojnë se dinë më shumë sesa dinë, duke e konsideruar veten më inteligjentë.
Të gjithë mund të prekemi nga ky perceptim i shtrembëruar, por si të dalim prej tij? Këshillohet të përpiqemi të jemi të vetëdijshëm para së gjithash për ekzistencën e këtij paragjykimi konjitiv, të jemi të hapur ndaj dyshimeve dhe të shmangim imponimin e te ngrijme pikpyetje.
Burimi/Facebook


Leave a Reply