Pas ardhjes se refugjateve afgane ne Shqiperi, Rama e ka kthyer ne mani citimin e kanunit: shtepia e shqiptarit eshte e zotit dhe e mikut; kush nuk i hape deren mikut ne nevoje, linçohet, duke ndaluar pjesemarrjen e tij ne çdo veprimtari publike, me perjashtim te varrimit. Te njejtat gjera perseriti edhe dje, gjate vizites se tij ne Itali. Pyetja qe shtrohet eshte: A nuk e pati lexuar Rama kanunin para disa vitesh kur refugjatet e Irakut te perndjekur nga ISIS-i, ose ata siriane, te perndjekur nga diktatori Asad kerkuan strehe ne vendin tone? Ata vazhdojne te vijne edhe sot, por nderkohe qe afganet priten e strehohen, ata burgosen ose debohen me dhune. Ne gjykimin tim, kemi te bejme me instumentalizimin e kanunit, per fshehjen e nje fakti te thjeshte: afganet po i presim me kerkese te miqve tane amerikane, pra po presim miqte e miqve. Mendoj se eshte me e drejte dhe me e ndershme te pranohet ky fakt, sesa te kerkohet legjitimimi nga kanuni. SHBA na ka ndihmuar ne dite shume me te veshtira dhe eshte detyre e jona, por edhe ne nderin tone, qe kur na jepet rasti, siç eshte ky me afganet, per t’ua kthyer miqve, te miren me te mire. Cili eshte qellimi i fshehjes se ketij fakti nga Rama?
Burimi/Facebook
Leave a Reply