
Kryesia e shoqates “Alba – Dansk” dhe gjithe antaret e kesaj shoqate kane pritur me interesim te madh perfundimin e zgjedhjeve ne Maqedoni,duke ndjekur lajmet si nga shtypi ne internet ,por dhe duke i ndjekur lidhjet direkte ne emisionet e lajmeve ne TV,apo ne radio. Ajo deshire e madhe e fitores u arrit ne shume komuna me popullsi shqiptare,duke fituar kandidatet shqiptare. Kjo eshte nje arritje e madhe per te gjithe shqiptaret qe jetojne ne Maqedoni,por dhe ne te gjithe shqiptaret qe jetojme jashte trojeve .Ndjehemi krenar per keto arritje te shqiptarve ne Maqedoni. Mbas 70 vitesh kthehet drejtesia edhe ne Kercove,bastjon ku perhere kane fituar partite maqedone. Shpresojme qe partite politike ti pergjigjen e ti dalin per zot zgjedhesve te tyre,duke u realizuar ato cfare shqiptaret ne Maqedoni kane nevoje te domosdoshme. Te rritet gjendja ekonomike,duke krijuar mundesi me te mira punesimi ,shkollimi per femijet shqiptare.
Gjithashtu urime per te gjithe kandidatet e tjere shqiptare te te gjitha partive shqiptare qe kane fituar ne keto zgjedhje lokale ne Maqedoni.
Urime per fitoren
Kryesia e Shoqates “Alba – Dansk”
26 mars 2013
Kopenhage – Danimarke
Isak Ramadani
Zgjedhjet vendore të djeshme vlerësohen si të suksesshme për shqiptarët, sepse komunave tradicionalisht shqiptare në Maqedoni iu shtua edhe një, ajo e Kërçovës që nuk është drejtuar prej shqiptarëve që prej shtatëdhjetë vjetësh.
Bashkimi Demokratik për Integrim ka fituar në Çair të Shkupit, në Dibër të Madhe, në Saraj të Shkupit dhe me ndihmën e mijëra emigrantëve nga shumë vende të botës edhe komunën e Kërçovës, si dhe disa komuna rurale.
Në Kërçovë dhe në selinë e BDI-së në Tetovë mbrëmë ka pasur atmosferë festive.
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti u ka bërë thirrje përkrahësve të tij për maturi:
“Kjo fitore u takon të gjithë qytetarëve në Kërçovë, sepse kryetarët të cilët janë zgjedhur dhe që do të zgjidhen kanë për obligim që të kujdesen dhe të punojnë për të gjithë komunitetin që jeton aty”, tha zoti Ahmeti.
Partia Demokratike Shqiptare do të garojë në raundin e dytë në Strugë, ku do të ketë mbështetjen gjithëshqiptare kundër kandidatit të partive maqedonase dhe pritet të fitojë atje. Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi është shprehur i kënaqur me numrin e votave që kanë marrë kandidatët e partisë së tij, por jo dhe vetëm me një komunë deri tash të fituar.
“Përshendetja e parë shkon për Strugën. Hallall i qofte Zijadin Selës. PDSH-ja për dallim prej zgjedhjeve parlamentare në nivel të republikës ka marrë 21 mjë vota më tepër se para një viti e gjysëm”, bëri të ditur z. Thaçi.
Në Tetovë, do të shkojnë në balotazh Teuta Arifi e BDI-së dhe Sadi Bexheti i PDSH-së. Në Gostivar Rufi Osmani i RDK dhe Nevzat Bejta i BDI-së.
Ndërkohë, partia VMRO-DPMNE e kryeministrit Nikolla Gruevski ka fituar 54 komuna, ndërsa Lidhja Social Demokrate e opozitës maqedonase shtatë. Raundi i dytë për ato komuna ku nuk pati fitore do të mbahet pas dy javësh.
Vëzhguesit ndërkombëtarë kanë bërë vlerësime pozitive për procesin e zgjedhjeve vendore në Maqedoni. 420 ishte numri i pjesëtarëve të misioneve diplomatike, të OSBE-së dhe ODIHR-it, ndërsa shumë herë më i madh numri i vëzhguesve vendas.
Autoritetet e vendit theksojnë se kjo është hera e parë kur në një proces zgjedhor nuk shënohen incidente fizike as dhunë.
Zeri i Amerikes
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply