Fshehja e PD-së dhe e opozitës për një çështje që realisht ka qenë shqetësim publik, tregon qartësisht se ajo forcë është e vdekur, nuk ekziston në asnjë qelizë të shoqërisë shqiptare, është thjesht forcë pallati…Në Kosovë, Albin Kurti pa qenë fare një parti politike, por një organizatë aktiviste, kundër të gjithë rrymës doli kundër Paketës Ahtisari. E quajti një koncension të tepërt ndaj serbëve dhe Beogradit. Që në fakt ishte shumë e vërtetë, e siç doli më pas, ai koncension ishte veç fillimi i një serie koncensionesh që ju dha Beogradit edhe pse Serbia asnjëherë nuk e njohu Kosovën si një shtet fqinj, dhe akoma e quan pjesë të territorit të saj me Kushtetutë, “Jeruzalemin e saj” siç etiketohet në tekstet e kishës ortodokse serbe.
Të gjithë e quanin Kurtin një të “shkarë” “nacionalist anakronik”, por lideri i “Vetëvendosjes” e bëri kauzë politike pikërisht qasjen për të mbrojtur çdo centimetër territor shqiptar e për të frymuar shqip në Kosovë. Nga një kauzë opozitare, sot Vetëvendosje është një alternative qeverisëse, një shumicë me mbi 50% në jetën parlamentare të Kosovës.
Një zhvillim që ka trazuar mjaft ujra në klikat e vjetra të qarqeve shqiptare, por që është realisht zhvillimi më i rëndësishëm dhe që po kthehet në një “epidemi” politike kudo ku ka shqiptarë.
E natyrisht edhe në Shqipëri, Vetëvendosja ka trazuar mjaft ujra, ndoshta jo si grupim politik, por si frymë patriotike, që ushqen ndjenjat dhe emocionet e shumë njerëzve që e ndjejnë veten shqiptarë. Disa mund të jenë të ditur, disa jo aq shumë, disa racionalë, disa mund të jenë të nxehur, por të gjithë këta i bashkon një kauzë që në vendet e mëdha të botës dhe Europës është alternativë politike, e quhet Konservatorizëm apo Patriotizëm që përfaqësohet nga emra të rëndësishëm politikë.
E në këto ditë, Edi Rama solli në mesin e një serie negociatash mes Prishtinës e Beogradit në Bruksel, një artist serb në Shqipëri, i cili gjithmonë ndjell mjaft frustrim e pakënaqësi popullore.
Shqipëria tashmë është ndarë në një pjesë që është pro koncertit të Goran Bregoviçit në Korçë dhe një pjesë që është kundër. Madje kjo e dyta është më e zhurmshme dhe më e fortë në rrjete.
Po përse opozita shqiptare, e në radhë të parë PD-ja nuk e udhëhoqi këtë lëvizje që vjen nga njerëzit për të ndaluar Goran Bregoviçin të këndojë në Korçë.
Sali Berisha që flet për ditë për patriotizëm, përse nuk i çoi njerëzit e tij të zellshëm në Korçë që të ndalonin këngëtarin serb, siç kanë bërë me bllokimin e rrugëve, sulmin ndaj Parlamentit, apo ndaj qeverisë. Siç kanë bërë kur kanë përdorur molotov kundër policëve shqiptarë?
Nuk kanë nevojë të përdorin bomba apo benzinë, por vetëm të çonin njerëz në Korçë për të mos lënë protestën në duart e Kujtim Gjuzit e Selami Jenisherit, që siç duket i ka dërguar vetë Edi Rama.
Përse Lulzim Basha, apo ndonjë drejtues tjetër i Partisë Demokratike nuk ka folur asnjë fjalë për rastin “Bregoviç”.
Kanë frikë se humbin votat e disa korçarëve që duan të shohin koncertin? Po pse politika është një tregti votash. Në politikë arrin të imponohesh vetëm me ide dhe konsistencën e shtrimit dhe argumentimit të tyre. Madje edhe me forcë e manifestim popullor.
Fshehja e PD-së dhe e opozitës për një çështje që realisht ka qenë shqetësim publik, tregon qartësisht se ajo forcë është e vdekur, nuk ekziston në asnjë qelizë të shoqërisë shqiptare, është thjesht forcë pallati…
Burimi/Pamfleti


Leave a Reply