Kandidatja e BDI-së për komunën e Tetovës, Teuta Arifi ka fituar në Tetovë përballë kandidatit të PDSH-së, Sadi Bexheti. Kandidatja Teuta Arifi në një konferencë me gazetarët ka informuar se nga mbi 80 për qind e votave, ajo si candidate dhe lista e këshilltarëve të BDI-së udhëheq me rreth 4000 vota më shumë përballë PDSH-së në Tetovë.
Ajo ka theksuar se BDI udhëheq gati në të gjitha vendvotimet dhe se kjo është sukses i kësaj partie në Tetovë.
“Në radhë të parë dëshiroj që të ju faleminderoj për gjithë këtë vullnet të dhënë gjatë tërë kohës së fushatës. Kemi arritur bashkërisht për këtë rezultat dhe do të punojmë shumë që Tetovën ta bëjmë një vend të dinjitetshëm”, theksoi kandidatja e BDI-së, Teuta Arifit. (INA)
Per”Alba – Dansk” Shkodrani
Leave a Reply