Në Maqedoni sot po mbahen zgjedhjet lokale në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit.
Në orën 07.00 të mëngjesit janë hapur kutitë e votimit në 2.976 qendra të votimit, ndërsa të drejtën e votës e kanë 1.743.403 qytetarë.
Një ditë para zgjedhjeve, përkatësisht të shtunën votuan mbi 1.446 të burgosur nëpër burgjet e vendit, 136 qytetarë me status të të zhvendosurëve si dhe personate sëmurë.
Këto zgjedhje do të monitorohen nga 8.379 vëzhgues vendor dhe 410 vëzhgues të huaj të akredituar në Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ).
Një garë e fortë pritet të jetë për qendrat kryesore si Shkupin, Tetovën, Kumanovën, Gostivarin, Strugën, Kërçovën, Manastirin, Ohrin dhe komunat e tjera.
Rezultatet e këtyre zgjedhjeve do të varen edhe për mundësinë e shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Këto janë zgjedhjet e gjashta lokale në Maqedoni. Të parat u mbajtën në vitin 1990, të ardhshmet në vitin 1996, në vitin 2000, në vitin 2005, ndërsa të fundit në vitin 2009. (INA)
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply