Kushtetues shkarkimi i Presidentit është për vepër antikushtetuese dhe jo për opinione, mbi bazën e të cilave është ngritur pretendimi i PS për shkarkimin e Presidentit të Republikës.
Inatet e Ramës vijojnë të pasqyrojnë në panoramën e politikës shqiptare një nga pikturat e tij të rrëmujshme, si shprehje e një konfuzioni dhe papajtueshmërie me gjithçka. Një tablo e tillë surrugato, pavarësisht se e ofruar me vlerën e një kryevepre, zuri fill dhe u bë pjesë e ëndjes sonë të uritur politike, ditën e djeshme, kur Kuvendi i Shqipërisë, një nga ligjvënësit më antikushtetues të Historisë sonë, votoi unanimisht dorëheqjen e Presidentit të Republikës. Pavarësisht se fjalën e fundit do ta thotë Gjykata Kushtetuese, akti antikushtetues u konsumua, pushteti absolut i Edi Ramës realizoi edhe kryeveprën e re të parlamentit të vjetër.
Largim ose jo i Presidentit Ilir Meta, me ose pa të drejtë, nuk ka asnjë rëndës, rrjedhimisht nuk ka asnjë impakt në politikën shqiptare, ne nevojën që ajo shfaq për një ekuilibër, qartësi dhe maturi.
Më shumë se një qëllim në vetvete i Edi Ramës për të gjunjëzuar Metën, asgjë tjetër nuk pretendon të sjell ky akt. Përdorimi i Parlamentit, është shndërrimi i atij ligjvënësi të zgjedhur nga votuesit shqiptarë në një mekanizëm hakmarrës. Edi Rama dhe Rilindja me unanimitetin e shkarkimit të Ilir Metës, dëshmojnë se çdo ftesë për bashkëpunim me opozitën është një farsë, është një manipulim që i mbivendoset zgjedhjeve të kontestuara të 25 prillit.
Nxitimi për të shkarkuar Ilir Metën është padurimi dhe mungesa e sensit logjik, prej të cilit vuan e majta shqiptare, tipar ky i arrogancës dhe prepotencës. Parlamenti u përdor, institucioni ligjvënës nuk tregoi se mund të kapërcejë urdhrat partiak.
Kjo nuk është shkelja, as e parë dhe as e fundit, që pushteti despotik i Ramës ka bërë në kurriz të dokumentit themeltar të një vendi demokratik, në kurriz të drejtës, ligjshmërisë dhe kushtetuetshmërisë.
Kur linçohet në mënyrë kaq hakmarrëse dhe tendencioze politike, posti i Presidentit, sulmohet më shumë se një individ një institucion, pavarësia dhe integriteti i tij, merreni me mend se sa të mbrojtur janë qytetarët e thjeshtë përballë legjitimiteti të këtyre ligjvënësve.
Por…!!!
Kemi ende për të parë nga bëmat e Edi Ramës.
Zani i Malsisë
Burimi/Facebook


Leave a Reply