Me himnin kombëtar të shqiptarëve Bashkimi Demokratik për Integrimin (BDI) e filloi tubimin qendror në Komunën e Kërçovës. Përpos përfaqësuesve të lartë të BDI-së, i pranishëm në këtë tubim ishte edhe veprimtari i njohur çështjes kombëtare Nait Hasani, i cili kishte ardhur për të bërë tifo për Uskanën e lashtë.
Para një numri të madh të qytetarëve shqiptarë të cilit kishin ardhur nga të gjitha trevat shqiptare në Maqedoni, foli kryetari i BDI-së Ali Ahmeti i cili fillimisht përshëndeti mërgimtarët që po vijnë nga të katër anët e globit, duke i falënderuar për mbështetjen e fuqishme që po japin Fatmirit për Kërçovën.
“Ëndrra për Kërçovën po bëhet realitet. Kërcova është e të gjithëve, ajo është e shqiptarëve, por edhe e komuniteteve tjera, sepse bashkë do jemi shumë më të fortë. Ditëve të fundit kanë vërshuar nëpër portale të ndryshme maqedonase shkrime dhe fotografi të cilat përpiqen të hapin një dozë frike tek qytetarët maqedonas. Kam parë fotografi ku Fatmir Dehari është paraqitur me uniformën e UÇK-së, po ashtu edhe Talati, unë dhe të tjerë. Unë ju them se kjo është diçka e ditur sepse para 12 viteve në nuk kemi qenë sharraxhinjë, por kemi qenë ushtarë dhe komandat të UÇK, kemi luftuar për liri dhe barazi në shtetin e Maqedonisë”, deklaroi Ahmeti.
Ai tha se, në vitin 2001 kemi mbyllur kapitullin e luftës dhe këtë luftë mbetet ta vlerësojnë historianët.
Me luftën tonë ne siguruam të drejtat tona përmes Marrëveshjes së Ohrit e cila me dispozitat e saj i rregullon raportet mes dy komuniteteve më të mëdha në vend. Dhe kjo marrëveshje është e garantuar nga NATO, SHBA dhe Bashkimi Evropian. Prandaj skano pse frikohen maqedonasit sepse kapitulli i luftës ka përfunduar dhe me Marrëveshjen e Ohrit ne u demobilizuam për të bërë pjesë e institucioneve më të larta të shtetit.
Ahmeti kërkoi nga qytetarët e Kërçovës që më 24 mars të jenë vigjilentë dhe të votojnë në mënyrë sa më të qetë duke dëshmuar kulturë të lartë për proces zgjedhor sa më demokratik.
“ I gjithë opinioni ndërkombëtar Uashingtoni Brukseli dhe qendrat tjera vendosëse, dashamir tanë dhe të rajonit, dashamir të paqes dhe progresit porosisin që më 24 mars të zhvillojmë zgjedhje të lira dhe demokratike. Por edhe ne vet jemi të vetëdijshëm sepse edhe postulati jonë i kamotshëm është zgjedhje të lira dhe demokrati”, shtoi Ahmeti.
Kandidati për kryetarë i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari para të pranishmëve në këtë tubim deklaroi se dita e sotme është një ditë e veçantë sepse fillon pranvera, fillon edhe një pranverë institucionalë për të gjithë qytetarët, pa dallim përkatësie etnike, fillon pra një pranverë juridiko kulturore.
“Pra sot në sheshin e Kërçovës lind të jetë e re për të gjithë qytetarët dhe pas 25 marsit në qeverisjen tonë do të ndryshoj shumë çka në këtë qytet, duke filluar nga zhvillimi ekonomik, arsimi, shëndetësia, arti, kultura, mjedis dhe të gjitha sferat tjera të cilat do ti shijojnë të gjithë qytetarët”, theksoi Dehari.
Ai kritikoi kryeministrin Gruevski i cili para disa ditëve në tubimin e mbajtur në Tetovë nuk ka folur aspak për zhvillimin dhe perspektivën e Kërçovës por është marr me atë dhe kolegun e tij Izet Mexhitin.
“Unë do ti drejtohem kryeministrit jo me gjuhën e njëjtë të urrejtjes por me gjuhën tonë, me kulturën tonë shqiptare dhe qytetare. Gruevski i mohoi gurbetqarët tanë duke harruar se ata mbajnë gjallë ekonominë e qytetit ata kontribuojnë më shumë se qeveria e Maqedonisë, ata dhjetëfishojnë buxhetin tonë duke kontribuar për zhvillimin e këtij vendi në të gjitha sferat”, theksoi Dehari.
Sipas tij, fjalori i kryeministrit Gruevski ishte i pa matur dhe dëmton harmonin fetare dhe ndëretnike të cilat i kemi ndërtuar për shekuj me radhë.
“Gruevski tentoi që ta ndryshoj demografinë e qytetit duke sjellë dhe duke ju dhënë dokumente banorëve nga Pusteci, Korça dhe vende tjera. Por kjo tentativë nuk i dha rezultate dhe do ti kthehen në bumerang, sepse e keqja nuk mund ta mbisundojë të mirën. Kryeministri duhet ta dij se qytetarët presin mirëqenie dhe begati dhe se ata e kanë tejkaluar moti mesjetën dhe tani janë në Evropian”, shtoi Dehari.
Qytetarëve, romë maqedonas, turq, egjiptian ai ju drejtuar në gjuhën maqedonase.
“Gjatë qeverisjes sime nuk do ketë paragjykime etnike dhe fetare, do jemi të barabartë të gjithë pa dallim ngjyre dhe etnie. Këtë qytet do të udhëheq me një gjuhë të vetme, gjuhën e tolerancë dhe mirëkuptimit“ u shpreh Dehari.
Fazli Veliu : Është momenti historik që ta bëjmë Kërçovën ta bëjmë shqiptare. Jemi ne këtu në vendin tuaj dhe nuk jemi të huaj, sot jemi Zot të Uskanës tonë të tokës tonë të lashtë shqiptare.
Izet Mexhiti : E porosisim kryeministrin Gruevski se unë dhe Fatmiri bashkëpunojmë me shtetin amë dhe shtetin e Kosovës, shkojmë e vijmë, festojmë së bashku 100 vjetorin, por më 25 mars do jemi në Kërçovën tonë në Uskanën e lashtë ku edhe do ta ngrisim flamurin kombëtar do të krijojmë administratën tonë shqiptare me kryetarin Fatmir Dehari i cili ka dhënë një kontribut të çmueshëm për çështjen shqiptare. (INA)
Per”Alba – Dansk” Shkodrani
Leave a Reply