Policia e Kosovës, gjegjësisht Drejtoria e Krimeve të Rënda, Njësia për Krime të Luftës ka arrestuar të enjten Dervish Krasniqin.
Tani më është 71 vjecar dhe lufta në Kosovë ka mbaruar para dy dekadash, por duket se drejtësia nuk ka harruar për maltretimet dhe torturat që Dervish Krasniqi derisa ishte i veshur me uniforme i kishte terrorizuar shqiptarët në në Klinë.
Dëshmitarët që kishin përjetuar terrorin nëpër qendrat e paraburgimeve të Klinës, në disa rrëfimë për InDoks, kanë thënë se ky arrestim ishte I vonshëm. Ata kanë deklaruar se Dervishi deri para dy muajsh bredhke rrugëve të Klinës pa asnjë kompleks dhe nuk ishte marrë nga Policia e Kosovës.
VIDEO
“Unë e dijë që Dervishi ka qenë qyetar i lirë i Kosovës sic do qytetar tjetër, për cdo ditë mundem me thënë e kam parë në Klinë, ai ka qenë i lirë para dy muajshe. Deri në tre muajt e fundit ka shëtit përditë ka ecur përreth lumit i ka bërë shëtitjet e mëngjesit, kur jam ardh në punë e kam parë cdo ditë, ka jetuar pa kurcfarë presioni”, ka thënë njëri nga dëshmitarët.
Dëshimtarët thonë që e kanë pritur mirë këtë vendim të autoriteve vendore por për ta është interesant pse tani është arrestuar. Ata madje presin që të thirrin që të dëshmojnë kundër tij.
“Edhe pse i vonuar e kam prit mirë më të thënë të drejtën është inetresant se pse nuk është marrë deri sot në pyetjet. Po nësë më thërrasin do të dëshmoj atë çka kam vuajtur vetë, as nuk do t’ia shtoj dhe as nuk do t’ia heqi , ka shtuar njëri nga dëshmitrët.
VIDEO
Krasniqi është raportuar që u arrestua me t’u kthyer në Kosovë për një rast vdekjeje në familje.
Ish-polici sipas disa dëshmitarëve deri në përfundim të luftës në Kosovë, ishte i veshur me uniformën e policisë serbe.
Burimi/insajderi.org/


Leave a Reply