Ka kaluar ditë që kur përfaqësuesi i PD-së ka eliminuar për kryetar të KQZ-së, ish-zv.kryeministrin e qeverisë “Berisha” Ilir Rusmali dhe ka përzgjedhur ish-ministrin e Edi Ramës, Ilirjan Celiabashi për të drejtuar për të dytwn herë institucionin që administron zgjedhjet në Shqipëri.
Por çuditërisht ende nuk ka pasur asnjë koment apo reagim, qoftë nga politika apo opinioni publik, përveç disa mediave, megjithëse përbën një zhvillim mjaft interesant.
Ilir Rusmali, ka mbi 8 vjet që kur është larguar përfundimisht nga Partia Demokratike. Sali Berisha, atëherë kryeministër bëri rokadën, duke e zëvendësuar ekspertin e tij më të mirë juridik e zgjedhor që kishte pasur në parti, por edhe në Presidencë si këshilltar që nga viti 1992, me Kastriot Islamin, eksperti zgjedhor i PS-së që nga viti 1992.
Islami, në atë kohë deputet i PS-së, vendosi të mbështeste qeverinë Berisha pas largimit të 4 deputetëve të LSI-së nga mazhoranca me PD-në.
Largimi i Rusmalit në PD në këmbim të Islamit, ndodhi edhe pas disa fërkimeve të tij me Sali Berishën, të cilit i ka shërbyer si këshilltar në Presidencë, zv.kryeministër dhe më pas ministër Drejtësie. Në mandatin e dytë të qeverisjes së PD-së me LSI-në, Rusmali ishte vetëm deputet, pasi nuk u afrua më në qeveri nga Berisha.
Marrëdhënia mes tyre u thye në nëntorin e vitit 2007. Publikisht ai u akuzua nga një zyrtar i PD-së për afera klienteliste, por ndërkohë u tha se Rusmali, nuk kishte votuar në një mbledhje qeverie, ngritjen e punishtes së demontimit të municioneve në Gërdec.
Që prej asaj kohe Rusmali e humbi simpatinë e Berishës, por me Lulzim Bashën e PD-në nuk se ka pasur ndonjë përplasje apo çarje.
Por megjithatë, në rastin kur një ish-zv.kryeministër të tyre ta kenë mundësinë për ta zgjedhur kryetar të KQZ-së, kjo do të ishte për opozitën një person më me konfidencë sesa Celibashi, të cilin Sali Berisha dhe PD nuk ka lënë gjë pa i thënë për shumë e shumë vite.
I vetmi kriter që plotëson Celibashi në logjikën e konfidencës, është lidhja familjare me Fatmir Mediun, pasi e siç dihet e ka kunat. Megjithatë, logjika e eliminimit të Rusmalit nga PD, është më shumë politike. Me një lëvizje, opozita ka dhënë dy mesazhe.
Mesazhi kryesor, duket se konsiston në mos pranimin e rolit përfshirës të opozitës në administratën e zgjedhjeve të 25 Prillit. Duket se opozita nuk do të marrë një rol aktiv, por do t’ia lërë Edi Ramës tërë përgjegjësinë e administrimit të zgjedhjeve dhe për të pasur një rrugë dalje, në një mundësi që PD e ka bërë shpesh, ku ka kontestuar zgjedhjet.
Me Ilir Rusmalin kryetar KQZ-je do ta kishte më të vështirë për t’i kontestuar zgjedhjet sesa me Ilirjan Celibashin. Në rast se krijohen kushtet për kontestim natyrisht.
Por mesazhi i dytë, duket se shkon pikërisht tek kategoria që Rusmali i takon, pra që është edhe një lob të afërt me ish-kreun e Kuvendit Jozefina Topalli, ish-ministrin Arben Imami, ish-ministrin e Financave, Ridvan Bode, etj.
Ndalimi i PD-së për kandidaturën e Rusmalit, ishte një karton i kuq politik për të gjithë grupin e ish-drejtuesve që Basha i përjashtoi përfundimisht në 2017-n. Por a janë këto manovra e një force që është e sigurt për fitore në zgjedhjet e ardhshme? Në 2013, PS nuk pati asnjë anëtar të KQZ, dhe fitoi zgjedhjet; por në atë kohë askush nuk i ofroi kreun e Komisionit.
Kurse PD-ja sot edhe pse ju dha mundësia e një ekspert pranë saj, nuk e pranoi, por bëri një lëvizje politike. Kur mendon kontestimin, llogaritë janë më të komplikuara.

Leave a Reply