Shqiptarët në Kosovë janë të dy besimeve, atij mysliman dhe katolik. Këto dy fe i kanë edhe objektet e veta. Ato janë ndërtuar në epoka të ndryshme të historisë sonë. Këtej janë edhe objektet ortodokse të ndërtuara në shekujt e parë të epokës sonë, atëherë kur në Ballkan kishte me shumicë të besimit ortodoks.
Ishte koha e sundimit të shtetit të Bizantit. Në historinë e shqiptarëve janë tri objekte me rëndësi të besimit ortodoks të ndërtuara gjatë historisë. Mendohet se në shekullin e I dhe te II-të të epokës sonë tregohet fillimi i ndërtimit të Patriarkales në Pejë, të Manastirit të Deçanit, të Kishës në Graqanicë dhe të disa objekteve tjera.
Këto objekte u shndërruan në kulte sllave në shekujt e XV-XVIII të epokës sonë, gjatë sundimit otomon. Ato e humben karakterin shqiptar. Nën këtë sundim u ndërtuan një mori xhami. Kështu ndodhi gjatë tërë periudhës së sundimit otomon. Mendohet se numri i xhamive në Vilajetin e Kosovës, ku bënin pjese viset nën Maqedoni, Kosova e sotme, viset nën Mal te Zi e në Serbi, deri te Nishi, ishin mbi 1 mij objekte të besimit mysliman që u ndërtuan pas shekullit XV deri në shek. XIX. Me sundimin serbomadhe përsëri u lejua ndërtimi i xhamive.
Në Kosovë u arrit shifra të mjaftueshme për të ushtruar besimin mysliman. Edhe kisha katolike ndërtoj objektet e veta. Ndërsa, kisha ortodokse serbe morri aksion dhe brenda pushtimit 100 vjeçar ndërtoj me qindra kisha ortodokse sllave. Shume vise u asimiluan dhe shqiptarët u ndoqën. Mbeti vetëm elementi sllav i vendosur me kolonizim. Edhe gjatë pushtimit të fundit, nën Jugosllavinë e Titos, u ndërtuan objekte.
Serbia e fillojë fushatën e ndërtimit të objekteve sllave për të arritur serbizimi e Kosovës. Kështu u ndërtua edhe kisha në Qendrën Universitare të Kosovës në Prishtinë. Pas luftës gjithashtu filloj ndërtimi i objekteve të kultit fetar. Kisha katolike ndërtoj shumë objekte fetare. Kështu u ndërtua edhe Katedralja në Prishtinë. Ndërsa, besimi mysliman, i përkrahur nga vendet arabe dhe Turqia, i kaloj normat e nevojshme për besim, si dhe ndërtoj me qindra objekte në hapësirën e ngushtuar të Kosovës-Dardane.
Tash po ndërtohet edhe një objekt fetar mysliman në qendër të Prishtinës, që nuk është asgjë tjetër, vetëm përgjigjeje ndaj Katedrales katolike në Prishtinë. Të dy këto objekte kane karakteristikat e veçanta dhe interesat e ndryshme, pse u ndërtuan?! Se pari a ka nevojë kombi i ynë për këto objekte? Se dyti, besimet e tilla a kane objekte te mjaftueshme për ushtrimin e besimeve adekuate? Janë këto dy çështje qe tregojnë qëllimin dhe natyrën e vërtetë mbi këto objekte qe u ndërtuan dhe po ndërtohen ne Prishtine.
Duket se me shume se fetare këto objekte, sidomos ai i besimit mysliman, qe ka filluar ndërtimin, kane karakter politik e jo fetar. Këtej krijon kjo çështje vështirësi te natyrës politike, nacionale, ekonomike dhe shtetërore. Një shtet me objekte te tilla gjigante dhe me papunësi enorme nuk është lehte te ndihmohet nga faktorët relevant vendosës ne bote. Nuk po futem ne ane politike dhe nacionale, sepse kjo është edhe me e rende se fusha ekonomike ne kuadër te Evropës. Një shtet qe pretendon UE me xhami te nivelit te tille , ku investohen me dhjetëra milionë euro, ndoshta me qindra, nuk ndihmohet financiarisht.
Kjo, për faktin se besimi mund te kultivohet dhe kultivohet edhe ne objekte shume me te vogla, ndonëse Kosova ka pasur mjafte, për te investuar pjesën tjetër re mjeteve ne punësim. Mund te ndodhi se atëherë investitori nuk investon, e kjo tregon qëllimin e investitorit kundruall vendit, sepse kështu dele karakteri politik ,e jo ndihmesë dhe me shume ai fetar. Kosova nuk ka nevoje për objekte gjigante fetare. Ne kemi papunësi me te larte, ekonomi me te dobët ne Evrope. Gjendja ne shëndetësi është shume e rende.
Arsimi dhe shume fusha tjera lëngojnë nga gjendja e vështire. Ndihmat dhe pensionet janë shume te ulet. Dhe, ne këtë gjendje te investohen me qindra milionë Euro ne objektet fetare është shume e dëmshme dhe ne kundërshtim total me ideologjinë fetare te çdo besimi qe predikohet sot ne bote. Ne këtë gjendje iket nga ndërtim i këtyre objekteve dhe vete predikuesit e besimeve kërkojnë ndërtime ne ekonomi, ne kulture, ne arsim e ne shëndetësi. Këtej fiton besimi ne peshe dhe masat besimtare lidhen shume me fe.
E tere kjo është shkelur ne Kosove. Papërgjegjësia e besimeve kalon kufijtë e fesë dhe dele ne qëllime tjera, ne ato politike, duke treguar se shqiptaret gjoja para kombit kane fenë. Kjo nuk qëndron. Gjate historisë është treguar kombi ynë ka qene i lidhur shume me interesat kombëtare. Për atë luftoje me pende dhe pushke për çlirimin dhe bashkimin kombëtar te shqiptare. Ne këtë ane do te vepron edhe ne te ardhmen Kombi i ynë i ka kaluar ndasitë dhe nuk mundet kurrë te mashtrohet nga objektet e tilla, sado te larta dhe te bukura qe duken. Kombi do te jetoj.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës “Kosova Sot Online”.
Burimi/kosova-sot.info


Leave a Reply