Ti dhe pseudodemokratët e tjerë dilni nesër të më bëni foto se do kaloj jo me një po me dy dërrasa në dorë. Nuk ka pse të faturoj makinë për dy copë dërrasa kur rroga ime është para publike dhe sot mund ti shërbej daljes së vendit tim nga situata e vështirë!
Me dëshirë kam 3 muaj që e lë rrogën.
Në këto 3 muaj unë kam shpërndarë dhe 1 rrogë në ndihmë të qytetarëve të tu e nuk kam bërë foto e as jam mburur me varfërinë e qytetarëve siç bënë sivllezërit tuaj të Bashkisë!
Dil të më bësh foto se unë nuk e kam për turp të bëj punë e të kursej lekë për të mirën e popullit tim!
Dil nesër të bësh foto se bisht qeni i kryetarit ke për të mbetur duke pritur të të listoj si kandidat ndërsa unë kërkoj atë që kërkon populli :
Lista të hapura të zgjedh populli deputetin që do; dhe jo vjedhje votash që ka bërë partia jote dhe simotrat e partisë tënde për të futur ti tek votat që do të tallësh deputetin që punon, apo popullin që kërkon punë në Atdhe !
Dil të më bësh foto se unë jam me 3 universitete ndërsa ti nëse ke diplomë e ke të blerë atë kur kishe partinë në pushtet.
Dhe pse nuk jam banor i qytetit tënd, sa herë që vij, përmes punës time tregoj thjeshtësinë.Këtë e tregon dhe foto që ke hedhur.E tregon dhe ajo që natën tek unë vijnë me dhjetra qytetarë të tu, vijnë e më takojnë e kërkojnë ti ndihmoj e përpiqen të mos i shoh kush sepse partia jote dhe simotrat e saj e robëruan qytetin me veprimet militanteske gjatë qeverisjeve lokale e kombëtare.
Kostaq Papa e tregon veten aty ku me kuraj mbron çështjen kombëtare që partia jote dhe simotrat e saj e kanë shitur për kulltukët dhe tenderat dhe ai tjetri për timonin dhe tepsinë.
Plaçkaxhinj dhe tradhëtarë!
Ju ka mësuar partia që deputetin e shikoni vetëm kur vjen që ju gënjen e ju vjedh votën.
Unë jam qytetar i lirë i Republikës që e kaloi në çdo moment vetingun ndërsa nga partitë tuaja se kalon asnjë i juaji.
Me këtë mentalitet e duke pritur për listën ti bisht qeni ke për të ngelur!
KOSTAQ PAPA PhD
Deputet i Tiranës dhe Emigracionit


Leave a Reply