Carlo Maria Vogano, është një prift katolik dhe kryepeshkpi titullar i Ulpianës që ka shërbyer si Nuncio Apostolik në Uashington DC, nga tetori i 2011 deri në prill të 2016. Një ditë më parë lexova një letër të hapur që ky klerik ia ka dërguar presidentit amerikan Donald Trump. Në këtë letër ai flet për dy palë kundërshtare që ka preferuar t’i quajë biblike. Konfliktin e madh botëror që po trondit Planetin, ai e ka klasifikuar si një përplasje të fortë dhe për jetë a vdekje të “fëmijëve të dritës dhe fëmijëve të errësirës”. Ai konstaton gjithashtu se fëmijët e dritës përbëjnë pjesën më të dukshme të njerëzimit, ndërsa fëmijët e errësirës përbëjnë një pakicë absolute. Kjo pakicë absolute –citon Vogano- mban pozicione strategjike në politikë, qeveri, ekonomi dhe media dhe kjo përplasje është ë ngjashme me përplasjen e djallit me Zotin që janë dhe kanë për të mbetur armiq të përjetshëm.
Kryepeshkopi flet qartë se sic ekziston një “deep state” ka edhe një “deep church” që i tradhëton detyrat e saj dhe i braktis detyrat e saj përpara Zotit. Ka barinj besnikë që kujdesen për grigjën e Krishtit, por ka edhe mercenarë të pabesë që përpiqen të shpërndajnë grigjën, dhe t’i dorëzojnë delet për t’u përpirë nga ujqër të egër.
Mesazhi është i qartë për të gjithë ata që kanë mimimumin e aftësive perceptuese por ai nuk është i tillë për ata të cilët e kanë tradhëtuar njerëzimin, por që në pamje të parë janë të rreshtuar në kampin e të mirës dhe të moralit, pasi kjo përfaqëson për ta një biznes të jashtzakonshëm. Nuk ka në botë biznes më fitimprurës së morali dhe kur ky i fundit shoqërohet edhe me citime biblike apo kuranore, ai ambalazhohet si produkt i hyjnores dhe si i tillë absorbimi bëhet edhe më i lehtë prej njerëzve. Për rrjedhojë edhe mashtrimi merr përmasa kolosale në rast se barinjtë e Perëndisë në Tokë e shesin lojën, tek fëmijët e errësirës, si pakica absolute që po projekton shkatërrimin e njerëzimit.
Ipeshkvi flet në letrën e tij të hapur për presidentitn amerikan për priftërinj të shitur tek kampi i errësirës dhe klerikë që me fjalët apo me heshtjen e tyre deklarojnë hapur se janë rreshtuar në anën e “deep state”, në anën e globalizmit neoliberist, në anën e një Rendi të Ri botëror të mishëruar në një vëllazëri masonike universale që ka për qëllim të dëbojë Zotin dhe krishtërimin nga jetët e njerëzve, por edhe nga kishat vetë.
Në fakt i njejti fenomen është edhe tek fetë e tjera. Vëllazëria masonike e bijve të errësirës ka pushtuar xhaminë, kishën katolike dhe atë orthodokse dhe pjesën më të madhe të strukturave religjioze në botë pasi ata kanë një ndikim të jashtzakonshëm tek njerëzit e thjeshtë. Prej kohëve të gjata shumë klerikë muslimanë janë pjesë e pashkëputur e kësaj aleance masonike të bijve të errësirës dhe qëllimi i tyre përfundimtar është ndihmesa për këta të fundit që të realizojnë kontrollin e plotë të botës, përjashtimin e Zotit nga jetët e njerëzve dhe madje përjashtimin e Zotit nga xhamia vetë.
E parë në këtë këndvështrim njerëzimi është përballë tre “deep”-ve (errësirave te thella të mëdha). Shteti i Thellë, Kisha e Thellë dhe Xhamia e Thellë.
Kjo nuk është aspak e vështirë të konstatohet dhe te lexohet pasi po të analizosh me kujdes qëndrimet e klerit të lartë musliman, por edhe të shtreses medioker, ato ndahen në dy grupime, shumë pak përjashtime. Njëri grupim hesht dhe nuk thotë asgjë, ndërsa një grupim tjetër ndjek lojën e vëllazërisë masonike globaliste, manualet e OBSH-se dhe udhëzimet e mafies shëndetësore që kontrollon dhe i lëviz fijet e COVID-19 sipas trajektores që ia dikton politika kriminale.
Është shumë e rrezikshme që kleri të përfshihet në gatimin, projektimin dhe propagandimin e tezave të llozhave masonike globaliste, pasi kjo do të ishte një goditje pas shpine e parikuperueshme për bijtë e dritës që besojnë se cfarë vjen nga Zoti është e mirë absolute. Këtu ka një tjëtër problem të madh që ka nevojë për zgjidhje. Duke qenë se një pjesë e bijve të dritës që presin cfarë vjen nga Zoti janë mediokër dhe nuk kanë aftësi mendore për të filtruar mesazhin e klerit, ata janë të ekspozuar ndaj manipulimit që u serviret po në emër të Zotit. Bijtë e errësirës, pasi e nxorrën Zotin prej teksteve religjioze, pasi e nxorrën Zotin prej universiteteve religjioze, pasi e përjashtuan Zotin nga katedrat e rëndësihme të kërkimeve dhe të studimeve, pasi e nxorrën Zotin prej librave dhe bibliotekave, pasi e nxorrën Zotin prej qëndrave dhe shoqatave të mëdha fetare, nëpërmjet infiltrimit në pozicionet kyce të këtyre institucioneve të mëdha të anëtarëve të bijve të errësirës, ata goditën sistemin imunitar të mbetur në këmbë të njerëzimit. Besimin tek Zoti, tek Drita tek e mira. Kjo është arsyeja përse pjesa më e madhe e klerit të lartë ngjason më shumë me mumjet e egjiptit sesa me njerëz të mencur, të studjuar të arsimuar, që kanë ardhur për të marrë në mbrojtje projektin e dritës.
Pjesa dërrmuese e tyre janë krijesa mediokre, të paditura, injorante, me fjalor jashtzakonsiht të kufizuar e të varfër, pa formim akademik, politik, kulturor, shkencor, pa fuqi perceptuese, pa fuqi penetruese tek intelekti, pa elokuencë tërheqëse, pa aftësi intelektuale për të përpunuar informacionin që gatuhet tek kuzhinat masonike dhe kjo ka ndodhur si rezultat i natyrshëm i përjashtimit të Zotit prej jetëve të tyre, por edhe prej librave dhe studimeve të tyre, për ata që e kanë marrë ndonjë copë letër (diplomë). Bijtë e errësirës kanë mundur të godasin fondamentet e hidrocentralëve të dritës dhe kjo është e mjaftueshme për ta lënë njerëzimin në errësirë.
Këto rreshta të mi u frymëzuan nga një eksperiencë e jashtzakonshme e paprecedent, për nga mënyra sesi po mashtrohen njerëzit, në emër të Zotit dhe të shkencës, kush me dije e kush pa dije, kush me dashje e kush pa dashje dhe njerëzit janë plotësisht të huatuar sepse nuk dinë më kujt t’i besojnë. Të besosh tek Zoti dhe tek djalli njëkohësisht është një biznes i humbur dhe kjo nuk është shumë e vështirë për t’u kuptuar.
I gjëndur në këtë situatë, njerëzimi sot është në një moment shumë të vështirë kritik, që do të diktojë të ardhmen e tij dhe të ekzsitencës, pasi është i zhytur në tre errësira të mëdha. “Deep State”, “Deep Church” dhe “Deep Mosque”.
Kjo është njëra prej eksperiencave më të rrezikshme dhe më të vështira në të cilën ka kaluar njëri prej ambasadorëve të Qiellit që është Profeti Junus (Paqja e Zotit qoftë mbi të). Ai u sprovua me të njetin kalvar dhe nga barku i tre errësirave “errësira e natës, errësira e oqeanit dhe errësira e barkut të balenës” thirri lutjen e tij të famshme për të cilën ka aq shumë nevojë njerëzimi sot:
“Nuk ka Zot tjetër përvec Teje, i lartësuar dhe i pa të meta je o Zot, unë i kam bërë vetës padrejtësi” dhe përgjigja e Zotit erdhi e menjëhershme.
“Ne iu përgjigjëm atij, e cliruam dhe e shpëtuam atë prej frikës dhe makthit, dhe njëlloj sic e shpëtuam atë do të shpëtojmë të gjithë ata që e kanë besuar Zotin”.
Ky është momenti në të cilin, të gjitha forcat pro-njerëzimit duhet të bashkojnë energjitë dhe të përballen me bijtë e errësirës dhe me projektin masonik për një vëllazëri universale pa Zot, dhe të gjithë ata që nuk rreshtohen po bëjnë dopjo lojë. Një dorë me Zotin një dorë me Satanain. Një dorë me dritën një dorë me errësirën.
Duke qene se “mainstream”-i është plotësisht nën kontrollin e bijve të errësirës, ata arrijnë të hedhin baltë dhe të akuzojnë si konspiracionistë të gjithë ata që nuk bien dakord me versionin e llozhave të tyre. Për këtë arsye, e vetmja mundësi për të shpëtuar është të merrni nën kontrolll filtrat e mendjes dhe të shpirtit, të operoni perdet që kanë mbuluar shikimin sepse vetëm kështu mund ta lejoni dritën të hyjë brenda jush.
Dhë në fund fare, nuk mund të shtoj asgjë ndaj asaj që kleriku i lartë katolik ka shkruar në letrën e tij të hapur për Presidentin Trump:
“Njerëzit tani e dinë që Mass Mediat gënjejnë. Lutem për ju!
Kjo është një betejë mes së mirës dhe së keqes!
Burimi/Facebook – Kreshnik Osmani


Leave a Reply