Deputeti Adriatik Alimadhi
Deputeti Adriatik Alimadhi u shëruar nga COVID-19, por gjendja shëndetësore e tij mbetet serioze.
Shefja e shërbimit të Pneumologjisë, Silva Bala në një lidhje me emisionin “Repolitix” tha se ai nuk është i intubuar, por në trajtim intensiv me oksigjen, pasi mushkëritë e tij janë të dëmtuara dhe kanë nevojë të vazhdueshme për furnizim me oksigjen.
Mjekja Bala tha se pacientët edhe kur janë shëruar nga COVID-19, mushkërisë i duhen disa muaj që të rikuperohen plotësisht.
“Unë dje në urgjencë kam pritur edhe deputetin Alimadhi. Ai me të vërtetë ka kaluar pjesën e virusit Covid-19, është negativizuar me test. Problemet e mushkërive mbeten të jenë serioze për shkak se ka një pneumoni si komplikacion i Covid-19 të shtrirë në dy mushkëri, çka shoqërohet edhe me vështirësi në frymëmarrje”, tha ajo.
Burimi/newsbomb.al


Leave a Reply