Një 99-vjeçar nga Anglia që kishte bërë një premtim se do të ndihmonte bluzat e bardha në betejën e tyre kundër COVID-19, e ka përfunduar misionin e tij.
Quhet Tom Moore, personi që kishte thënë se do të bënte 100 xhiro rreth e qark kopshtit që ka në shtëpi, në mënyrë që të mbledhite donacione për mjekët e ka mbajtur deri në fund premtimin. Veterani i Luftës së Dytë Botërore përfundoi 100 xhirot dhe ka arritur që të mbledhë 12 milion paund të cilat janë dhuruar nga 53 njerëz të ndryshëm nga e gjithë bota,
I moshuari u shpreh:
“Papritmas u mblodhën £50,000. TPastaj £100,000. Tani shifrat janë të pabesueshme. Tre, katër, pesë milionë. Kthej kokën për disa minuta dhe shifrat rriten. Janë kaq shumë para.”
“Unë kurrë nuk kam ëndërruar se do të përfshihem në një ngjarje si kjo”, ka thënë ai kur ka përfunduar ecjen.
Moore ka shërbyer në Indi, Mianmar dhe Indonezi gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Burimi/shekulli.com.al/


Leave a Reply