Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se pas futjes së Prishtinës në karantinë, së shpejti do të dalin detaje se ku do të bllokohen hyrje-daljet në këtë komunë.
Sipas njoftimit të tij në Facebook, në ato hyrje-dalje do të kalohet vetëm me leje speciale nga Ministria e Punëve të Brendshme, shkruan Gazeta Insajderi.
“Edhe nesër vlen qarkullimi i lejuar deri ne ora 17 për ata që kanë nevojë të dalin. Prej të hënës Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar masa tjera që vlejnë për krejt territorin e Republikës së Kosovës. Besoj që ato masa do ti shpjegojnë në ora 12:00, nesër e diele. Për ata që janë jashtë Prishtinës, lexoni lajmërimet tona në orët në vijim”, ka shkruar Ahmeti./Insajderi.com/


Leave a Reply