Davutollu: Berisha synon të fitojë vota nacionaliste në zgjedhjet e ardhshme. Kryediplomati turk: Sami Frashëri është një thesar për turqit
Mediat turke kanë publikuar dje lajmin se ministri i jashtëm turk Ahmet Davutollu ka refuzuar kërkesën e Shqipërisë për kthimin e eshtrave të shqiptarëve që shquar të mbetur në Turqi.
Kthimi eshtrave
Gazeta turke “Avrupa Times” që ka publikuar lajmin shkruan se “kryeministri Sali Berisha ka kërkuar që të kthehen në Shqipëri eshtrat e shkrimtarit Sami Frashëri dhe të Ali Pashë Tepelenës. Gjatë një takimi, rreth dy javë më parë, me ministrin e Mbrojtjes Ismet Yilmaz dhe deputetin e Izmirit të partisë Drejtësi dhe Zhvillim, Rifat Sait, i cili kryeson marrëdhëniet miqësore Shqipëri-Turqi, kryeministri Sali Berisha kërkoi kthimin e eshtrave në atdhe të Sami Frashërit dhe Ali Pashë Tepelenës”. “Avrupa Times” thekson se “Sami Frashëri (1850-1904) shkroi romanin e parë dhe enciklopedinë e parë në turqisht, gjithashtu edhe fjalorin e parë të zgjeruar në gjuhën turke. Sami Frashëri është një personalitet shumë i njohur në Turqi. Ai gjithashtu është edhe babai i Ali Sami Yen, i cili është themeluesi i klubi të sportit të Galatasaray”.
Refuzimi
Sipas kësaj gazete, Davutollu u shpreh për mediat se “Sami Frashëri është një thesar për turqit dhe ai do të mbetet gjithmonë në Stamboll”. Sipas tij, me këtë përpjekje kryeministri Sali Berisha synon të fitojë vota nacionaliste në zgjedhjet e ardhshme. Davutollu shtoi se nuk do të ketë ndryshim mes kthimit të eshtrave të Mehmet Akif Esoy, autor i himnit të Turqisë, dhe kthimit të eshtrave të Sami Frashërit, duke theksuar rëndësinë dhe identitetin e tyre turk. Ai nënvizoi punën e Sami Frashërit për fjalorin e gjuhës së vjetër turke, të shkruar nga gjuhëtari turk Mahmoud Kashgarli. “Şemseddin Sami (Sami Frashëri) ka lindur në Stamboll. Në dashtë Zoti ai do të mbetet këtu. Ai është thesari ynë”, theksoi Davutollu. Më tek gazeta turke “Avrupa Times” vë në dukje se varret e vëllezërve të Sami Frashërit, Naim dhe Abdyl Frashërit ndodhen në Shqipëri. Naim Frashëri është një poet dhe shkrimtar i njohur në Shqipëri, ndërsa Abdyl Frashëri ishte një politikan i njohur në Perandorinë Osmane. Sipas gazetës, Davutollu nuk përmendi nëse Ankaraja po planifikon kthimin e kokës së Ali Pashë Tepelenës. (Arze Bunguri)
Tiranaobserver
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply