Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë konfirmoi të enjten edhe tetë raste të reja të të prekurve me virusin COVID-19.
Sipas institutit 4 raste janë nga fshati Studime e komunës së Vushtrrisë, 3 raste në Prishtinë dhe 1 rast në fshatin Llugagji të komunës së Pejës.
Rastet e sotme çuan në 79 numrin e përgjithshëm të prekurve.
Deri tash në Kosovë është regjistruar vetëm një rast vdekjeje nga pasojat e virusit, ndërsa sot autoritetet konfirmuan se “një pacient është i shëruar bazuar në rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore”.
Autoritetet po u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat e vendosura për të penguar zgjerimin e infektimit.
Burimi/Zeri i Amerikes


Leave a Reply