– Po jepte shpirt nana ime n’Drelaj, 72-tën, ndërsa unë, i helmuem nga Laerti, po jepja shpirt si Hamlet, n’skenën e teatrit n’Prishtinë.
Mua, tue m’duertrokitë populli, ajo tue i thanë tim eti:
“T’baj bé n’kët natë vorri, të nandë fëmijët, t’gjakut tand i ke! Pos teje, mashkull tjetër, trupin tim s’e ka prekë“
Dhe i kishte mbyllë sytë e lumtun, që burrit këto fjalë ia kishte ia thanë!
Kështu e kishin malsoret e Pasbjeshkës!
* Mbramë, kur i pashë do kopila, tue dhanë urdhna, e do stërkopila, tue prishë urdhna, m’shkoi mendja të baballarët e tyne, e thashë: Pse s’i paskan pyet gratë e veta, me kend i kanë fëmijët, që janë kaqë hileçarë, inatxhijë, t’ligj e t’poshtër, që po duen me marrë n’qafë nji popull!
– O Albin!
Çka t’u desht me thye kamën tande? Me rrëxua vetvetën, për nji Agim?!
Ku e pate mençurinë, për t’cilën t’votuem?
S’ke guxua, dhe pikë!
Me dorën tande e paske nënshkrua, merrveshtjen po thonë: Nuk shkarkohen ministrat e LDK-së, pa e marrë mendimin e Isës!
Dhe çka tash?
Cilin prej idolve tu, deshte me luejt? A po egoja e teprueme t’i erri sytë!
A po, the jam kopil, e s’ka stërkopil që ma kalon!
Po prej kopilit del stërkopili o Albin?
Prej Rrahmanit Isa, prej Isës Hashimi, prej Hashimit Kadria!
Këta janë Si Rexhep Gjyka me magarin e vet! Secili ma yst se shoqi.
S’po m’dhimbsen ata, po ti. Ata dalshin fare krejt! Po çka me na ban neve, që s’po dimë, cilin kopil me ndëgjua, e jemi mbetë tue u mshef prej virusit, se s’kishin luejt si maca me minin, jo!
Njeni thotë mbylluni, tjetri thotë dilni!
Ai e ka gabim, unë e kam mirë!
Cili prej kopilave, jep urdhën për gjendjen e jashtzakonshme! Cili ore?
E keni ba Kosovën, si brekët e lavirës, herë po ia lidhni herë po ia zgjidhni uçkurin!
– O Albin!
S’po don more LDK-ja ma me ty, s’po don! Ka marrë fund!
Dhe çka tash?
T’ka ikë grueja, e ka marrë burrin tjetër, e ti për inati s’po don me ia prishë kunorën! Thejau qafën bre, he kurrë mos i pafsh!
Nuk mundesh me zor me qenë lider! Vetëm diktatorët sundojnë me zor! Si Isa e Hashimi! E ne, nuk t’kemi votua për nji të tillë.
– Nuk ua paske pasë mësua mirë dredhitë, as njenit as tjetrit, kur delshe n’foltore e thojshe: Këta janë hajnat, tradhëtarët, uzurpuesit, vrasesit. Këta duhet burgosë!
Shko n’Kuvend, pranoje mocionin dhe ik, mos t’kapë edhe virusi, si tradhëtia e Isës. Ai asht vula e Hashimit!
E ke humb pushtetin me egon e teprueme o Albin. Dija, s’asht veç për fjalime t’bukura, si Mark Antoni! Me fjalimin e tij, n’dash me dijtë, jam pranua për artist!
Ti kopil po, por stërkopila, Hashimi e Isa, e ne populli, mijtë n’bira!
O Isë! O Hashim!
Sot asht 24 Marsi, kur NATO, 99-tën, ia bani zharavë Sllobodanit! Unë, me Bubën Leartin e Galën, sapo kisha mbrrijtë n’Strugë!
Na shliroi prej Serbisë atëherë, po qyshë me na shlirua prej jush, sot që na keni shti n’bira?
Nuk po iu nemi, se grua e keqe s’jam, e shpirtin ua merr veç Zoti, por, ikni bre, ikni, se jeni e zeza, e flliqta, e kalbuna, e krymbuna, pleh jeni bre, e era e juaj na mbyti ma shumë se virusi Corona!
Lejeni gjeneratën e re t’ecë kah e mbara, se vdiqëm!
Dardani, 24.03.2020


Leave a Reply