Po shkruej sonte për nesër, me hapa t’shpejt, si ata 7-të shaliantë, që ranë n’Shtoj, me lidhë besën, e Vezir Begut me i shkua n’Shkodēr,(me i lanë krenat për Shalën, jo si këta 3 komandantat, me ta nahngër kryet nesër ty)!
Po ngutem prej drosë se nuk zgjohem, kur pëllumbat do t’i çukasin troshat n’balkonin tim, e mbes, pa i pa komandantat e Berishës, Dukagjinit e Drenicës, ulun kacul n’sallën e parlamentit, tue pritë me përjetua edhe nji turp, si t’natës se 2018-tës, kur ia falën 8200 hektarë tokë, Malit Zi!
Po ngutem Albin, se vitet e grumbullueme, n’lëkurën time, e ky virus me borën që po i ndihmon, mundin me m’përkund keq andrrave, e mbes pa e pa zojëmadhën, hije randën Vjosë, tue i pre idhshëm, me tehun e mendjes vet, ata që rrëshqasin jargëvet t’kërmijëve! Me pa Vjosën, mendje ndritunen, që nuk vjerret n’krahët e lakuriqve, që i currojnë veshët, sa herë dikush ndryshe mendon!
Po shkruej me shpresën, se kam me i pa nesër, do “trima” tue i çartë surratët, kur kaçurrelja Vjosë, do t’i shpalosë kurthet e lakuriqëve, e turrin do t’ua ndalë kuajve, që sillën n’lamën e Isa Agës, e lidhën n’mullarin e Hashim Bylykbashit!
Por, nëse janë bijë Dardan, e fara e shnoshë e Ibrahim Rugovës, (n’emnin e t’cilit betohen çdo ditë), djemtë e LDK-së, s’kanë me përseritë turpin e atyne tjerve, për Çakorrin, tue lanë vetëm nji motër n’Vraninë, Vjosën e Ibrit, t’lumit urë gjame, të turbulluem prej krrokamave! Kanë me ia mbajtë fustanin e bardhë t’nusënisë, e duvakun s’kan me ia nxi, s’kanë me votua turpin e Isës, Kadrisë, Ramushit e Fatmirit, për me ia ba qefin Hashimit!
Albin
Nëse ndodhë e zeza, e zezëditës se tyne, që asht afër mendjes, ti mos u dëshpëro, se popullin e ke me vete, e ai prap ka me ardhë hapave tu!
Ti, e harrove ditëlindjen tande, tue na tregua si t’ruhemi nga vdekja, e nuk dole me setra t’vizllueme, si Presidenti, me t’gjykua, se s’kishe të drejt m’u kujdesë për popullin!
Por, ti mos u çudit, ai se kishte hallin aty, njisoj, siç nuk e kishte as n’vitin e përgjakun t’Jasharajve, kur lexonte, (si mbramë para Parlamentit), dekrete nga Hotel Rogneri. E kosova digjej flakë!
Ai hallin e kishte si ta shpallte gjendjen e jashtzakonshme e ta shtrinte sundimin mbi Ty, e tevona, ta shpallte Kosovën Mbretninë e tij, e t’i thoshte Edit, gjujma edhe Shqipninë këndej!
Ky s’jeton për neve, se nuk e lanë ankthet e nënshkrimeve të zeza, e milionat e vjedhun nga djersa e popullit, njisoj, si Edvin Kristaçi andej!
Tash po e nxa veshin pak, e po pres me çukatë pëllumbat n’ballkon, për m’u çua, me pa turpin e atyne që luftuen maleve, që popullin e futën n’karantinë, dhe u turrën me kapë prap shtetin e pushtetin!
Ata s’i tutën Coronës, ajo i tutët virusit tyne!
Duket se Zoti çua e paska kët smundje, me dlirë farën e keqe!
S’po i lutem, tamirë po ia baj!
Amin!
Kurriz i Dardanisë, 25.03.2020


Leave a Reply