Sali Mani u lind ne Gushte te vitit 1944 ne fshatin Duk te Recit,Malsi e Madhe,qe ne moshe te re u dallua si vezhgues i holle i folklorit,e sidomos i treves se tij.Ne fillim te viteve 1960,banoret e Recit e te Malsise,shihnin nje djalosh te ri me lahut e cifteli ne dore tek kendonte kenget Epike te Eposit te Kreshnikeve.
Sali Mani i kendonte Atdheut,Kombit,Flamurit,e jo vetem kendonte por ai ishte edhe vete autor i teksteve te kengeve,si dhe po vete bente edhe muziken.Ne vitin 1966,merr pjes ne festivalin e pare kombetar te zhvilluar ne qytetin e Elbasanit,ku pervec lahutes e vecante ishte paraqitja e tij me cifteli,pasi ciftelia nuk mbahet si vegel muzikore tradicionale e Malsise se Madhe.
Per kengetarin,poetin,krijuesin dhe kompozitorin Sali Mani atdheu nuk shtrihej nga Vermoshi ne Konispol por qe prej Tivarit e deri ne Prevez,Prishtin,Tetov,Ulqin,Konice e Cameri.Pikerisht per kte kontribut te madhe artistik qe nga viti 1979,kur edhe iu dhe titulli “Artist i Merituar”, Sali Mani u pagzua me emrin kengetari i kombit,mbeten te pa harruara kenget e tij ne vitet 1980,kushtuar Kosoves,te cilat ishin kushtrim lirie,ai gjithashtu do te mbahet mend si temperuesi i ciftelis e qe per kohen u quajt edhe “revolucionari”Sali Mani pasi,jo pak rapsod te veriut te shqiperise filluan te kendonin sipas stilit te tij.Sali Mani ka krijuar me tekst dhe melodi 1300,kenge duhet permendur e verteta se Sali Mani ka ber nje far “Kompromisi”,me veten dhe sistemim komunist te kohes ne shqiperi,per c’ka edhe ka qen i detyruar per shkak te mbijeteses,e per kte shume bindes eshte shperthimi i tij pase viteve 1990,duke kenduar per figura e personalitete e ngjarje historike qe koha nuk ia kishte lejuar.Sali Mani si kengetar i kombit,ka kenduar perpara bashkombesave te tij,pothuajse ne te gjithe boten ku ata jetojn.
Edhe pse ende jo ne nivelin e pritur dhe te mirpritur.Sali Mani eshte shpallur “Qytetar Nderi”,i qytetit te Koplikut ku ka jetuar e punuar,Qendera Kulturore e Malsise se Madhe mban emrin e tij,si dhe eshte formuar shoqata Sali Mani,deri tani pervec titullit “Artist i Merituar”,te gjitha keto ne nivel lokal,c’ka e duhet ta bej me te pergjegjeshme ministrin e kultures te Shqiperise e pse jo edhe ate te Kosoves,per clirimin e se ciles Sali Mani ka kintribut te pa shoq,dhe jo vetem me keng por dihet se njeri nga djemt e tij,ka qene ushtar i UCK-se,c’ka deshmon qart atdhetarizmin dhe patriotizmin e Sali Manit “Kengetarit te Kombit”.
Sali Mani ka nderruar jete,ne SH.B.A ne vitin 2010,dhe eshte varrosur me nderime e respekt te vecante e te paharruar ne Atdheun e tij,dhe sipas amanetit te tij.Sali Mani i cili ka len nje pasuri te radhe krijuese dhe artistike,edhe ne libra,do mbetet ne kujtesen dhe memorian tone kombetare.Si kengetari qe u kendoi te gjitha koherave dhe viseve Shqiptare.
“Zani i Malsise”
Shkruar nga Vasel Gilaj – Facebook


Leave a Reply