A ka qenë Rama në burg në vitin 1994 në Francë? A është Rama dhe të afërmit e tij, në shumë biznese të mëdha aksioner?
Nga Basir Çollaku
Rama e di që do të dalin së shpejti në pak muaj, batërdi mediatike bazuar në ngjarje, për të, për të vëllanë, ndoshta edhe bashkëshorten, për ortakët këtej dhe andej hekurave, ndaj na duhet me emergjencë ligji anti-shpifje, se do të na masakrojë media. Alarmi ka shenja konkrete, sepse si Zvicra, Qipro, ndoshta dhe streha të tjera fiskale, do të hapin defterët, për miliardat e sheikëve të mëdhenj të vendeve të vogla, e këtu mbretin lakuriq, nuk do të ketë gjethe ta mbulojë.

Ka shumë pyetje sot, të cilat me përqindje të madhe, janë duke u bërë dosje për nesër, fashikuj mbi të cilët nuk do të ketë takat trazirash dora e Ramës. Koka e pyetjeve është, Kryeministri ynë.
-A ka qenë Rama në burg në vitin 1994 në Francë?
-A është flirtues në këto vitet ‘90 me një sojnike të shërbimeve sekrete greke?
-A është konsumator i lëndëve narkotike, kryesisht kokainës, dhe sa është gati të dëshmojë me një akt eksperti mjekësor, për të thënë shkencërisht, çfarë u ka ngjarë qelizave të tij në dukje të plakura tej viteve?
-A ka vënë mbi 200 milionë euro pasuri nëpër offshore në USA, sipas raportit të OSBE dhe i qeverisë këto nëpërmjet të vëllait?
-A e ka përdorur ABI Bank, ku bashkëshortja e tij ka qenë anëtare e Bordit, për të mbaruar punë me paratë këtej dhe andej kufirit?
-A ka folur apo ende vijon dhe flet në telefon për punë të ndryshme Edi Rama me Emiljano Shullazin, Dritan Dajtin, djemtë e “Hakmarrjes për Drejtësi” dhe merr porosi të cilat nuk vonon t’i kryejë?
-A është takuar dhe takohet, drekuar dhe darkohet me Lul Berishën, Abdylajt, Ymer Lalën, Roshin, Ndokët, Frrokët, Prengën, Bushin, Bajrët, Kananin, Roshin dhe me emra të tjerë të botës së telasheve me ligjin?
-A është Rama dhe të afërmit e tij, në shumë biznese të mëdha aksioner?
-A ka përqindje të caktuar fitimi dhe investimi dhe pjesën takuese dhe urdhëruese e merr në banka ende të fshehta jashtë vendit?
-A është duke mbrojtur Rama nëpërmjet kësaj nisme antimedia dhe ministrat e tij, ish-ministra politikanë, të cilët janë në një shënjestër hetimi jashtë vendimmarrjes së tyre?
-A po përpiqet Rama të mbrojë dhe gatimin e tij më të keq politik, sajesën gjallesë, Erion Veliaj, nga zullume plot panik, krim, vjedhje, të bëra me firmën e tij, njeriun prodhues të tërmetit më fatkeq në Tiranën e përdhunuar nga betoni dhe pisllëku i parave të MAFIA-s?
-A po përpiqet të shpëtojë veten, Gramozin, e mjaft njerëz të Sigurimit të Shtetit, me të cilët ka mbushur Kuvendin, Qeverinë, Administratën e Drejtësinë, pa lënë në harresë biznesmenë të mëdhenj me emrat e tyre në këto karta të verdha të së kaluarës?
-A ka frikë Rama se mos Fatmir Xhafa, Sajmir Tahiri, Damian Gjiknuri, Ilir Beqja, Arben Ahmetaj, Mimi Kodheli, Olta Xhaçka, Elisa Spiropali, Belinda Balluku e Sandër Lleshaj, kur të gjenden në zgripet individuale me bërjen kurban, të shesin ca sekrete të lëna mënjanë për punët e mbrapshta me shefin, dhe ta kalojnë lumin për hesap të tyre, me lagështirë minimale, siç janë në të thatë deri më sot?
-A trembet Rama se mos Shefqet Kastrati, Samir Mane, Ramë Geci, Tom Doshi, Rrok Gjoka, Shkëlqim Fusha, Pëllumb Salillari, Kompanitë e Sigurimeve, Bankat e nivelit të dytë, e biznese të mëdha, të rënduar nga dora e zgjatur e pushtetit, munden edhe t’u shpëtojë diku, dikur ndonjë paudhësi e bërë prej tij në kurriz të tyre?
-A është mërzitur Rama me “TvKlan”, “Top Channel”, “Vizion Plus”, “ABC”, “News 24”, “Ora News” me pronarët e të cilëve ka bërë edhe biznes, ka shkuar shumë mirë, dhe pjesërisht mirë, por asnjëherë keq?
-A u ka dhënë Rama diplomatëve, ambasadorëve, ekspertëve, komisionerëve të huaj, raportshkruesve në Tiranë, para dhe eskorta emocionale, për të blerë në këtë formë, mbështetjen e ndërkombëtarëve ?
-A është Rama në biznes me Xhorxh Soros dhe të birin, duke miratuar çdo oreks të tij ekonomik, politik e sipërmarrës?
-A ka frikë se mos akuza e bërë publike nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, se përfshirja aktive e Ramës në ndarjen e Kosovës, në fund mbyllej me një PAZAR të ndarjes së 10 miliard eurove, ku Rama kishte pjesën e tij?
-A ka Rama edhe në flirtet e tij ruse, kineze e turke, jo thjesht kodoshllëk gjeopolitik, por një përpjekje për të përfituar maksimalisht pasuri si shpërdorues i postit që mban, duke e kthyer në biznes personal ndikimin e detyrës?
-A duhet Berisha, Nano, Basha, Meta, Kryemadhi, të gjithë kryetarët e partive që kanë pasur ndonjëherë përfaqësues në Kuvend, djathtas dhe majtas, të marrin pjesë në transparencë për mëkatet 30-vjeçare, qofshin penale të çdo lloji?
-A vazhdon të jetë i shumëtrembur Rama se media e huaj, italiane, amerikane, britanike, gjermane e franceze, kanë mjaft dosje të cilat kanë materiale të rënda në adresë të tij, ortakëve dhe qeveritarëve të tij, dhe shpërthimi i tyre mbërrin në pak minuta në Tiranë?
-A është ende në ethe Edi Rama se mos gazeta më e madhe në Evropë, gjermanja “Bild”, ende s’e ka përfunduar publikimin e gjatë të investigimit të bërë në vitin 2019 në Shqipëri dhe po bëhet gati të rikthejë botimet drithëruese për MAFIAN shtetërore shqiptare, pa harruar Xibrakën?
Këto mund të jenë shpifjet e fundit.
Për këto shpifje të ëmbla, çdo qytetar ka dëshirë të madhe të ketë dijeni, të mësojë, botojë, publikojë, edhe nëse “RAMA” nënkupton “AMA” dhe “AKREPI” nënkupton “AKEPI” do të gjobisin e ndëshkojnë me pak vetting të porositur nga Edi Rama, kandidat diktatori i fundit në Ballkan.
Nëse e lëmë, e meritojmë.
Burimi/publiktv.live/


Leave a Reply