Sazan Guri
Fillojmë me Tiranën dhe tiranasit:
Tirana nuk është zonë sizmike
Tirana ka shtresë lëkundëse (sedimente të shkrifta të kuaternarit jo shkëmbore, 2 milion vjeçare), jo të trashë (rreth 20-30 m).
Tirana ka shtresë të fortë mbajtëse nën 20 m me shkëmbinj të moshës Mesianin, 7-8 milion vjeçare rreth 1500 m që zbut ose mban lëkundjet.
Tirana vuan jehonën e tërmeteve që vijnë nga zonat tektonike Durrës, Elbasan dhe Shkodër, që d.m.th ajo nuk gjeneron vetë tërmete.
Tërmetet që vijne nga këto zona tektonike nuk mund të jenë më të mëdhenj se ata që kishim.
Tërmetet që vijnë nga përplasja e pllakave mund të japin tërmete me të mëdha se kjo që kishim si në Kili, në Japoni ose në rrethin e zjarrtë, po jo të japin zonat tona tektonike të mësiperme.
Tërmetet janë në zbutje dhe në kohë shumë më të vogël, kujdes në kohë shumë më të vogël dhe me ndërtime në Tiranë pa shenja çarje, që d.m.th fli i qetë të paktën ti o Tiranas.


Leave a Reply