Miratohet vendimi për “Disa ndryshime në vendimin nr. 492, datë 10. 07. 2019 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e çmimeve dhe kategorive që përfitojnë falas tekstet e botuara nga Qendra e Botimeve për Diasporën për vitin shkollor 2019 – 2020”
Sipas këtij vendimi, ndryshimet do të ketë në katër pika të tij. Përveç listës së teksteve shkollore për Diasporën për vitin shkollor 2019-2020, këtij vendimi do t’i bashkëngjitet lista e teskteve mësimore shtesë dhe lista e librave plotësues për mësimdhënien në Diasporë e miratuar nga Këshilli Koordinues i Botimeve për Diasporën. Sigurimi i listave përkatëse dhe shpërndarja e teksteve shkollore shtesë dhe literaturave plotësuese të mësimdhënies do të finacohet nga buxheti i Qendrës së Botimeve për Diasporën.
Vendimin e plotë mund ta lexoni këtu:
V E N D I M Nr. 723, PËR “DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR. 492, DATË 10. 07. 2019 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE “PËR MIRATIMIN E ÇMIMEVE DHE KATEGORIVE QË PËRFITOJNË FALAS TEKSTET E BOTUARA NGA QENDRA E BOTIMEVE PËR DIASPORËN PËR VITIN SHKOLLOR 2019 – 2020”, datë 11.11.2019
Burimi/diaspora.gov.al
Leave a Reply