Kujtim Prodani
Kantautori i njohur shqiptar, Kujtim Prodani, i ftuar mbrëmjen e së djeshmes në “Zonë e lirë”, ka folur mbi këngën e sapo lançuar, me të cilën iu refuzua edhe pjesëmarrja në festivalin e RTSH.
‘Xhelozia’ quhet kënga, teksti i së cilës, është shkruar nga babai i tij, kompozitori i ndjerë Agim Prodani, rreth shumë vite më parë.
“E ka shkruar babai në mars të ’89. Duke kuptuar që unë kisha prirje drejt muzikës së lehtë, më tha merre edhe pse e kishte shkruar për Anitën (mamaja e Kujtimit). Kënga mbeti dhe kaluan 30 vite, unë mbaja mend titullin dhe vargun e parë. Në emisionin “Rudina” në Klan u ftova me rastin e 30 vjetorit të ndarjes nga jeta të Agimit. Aty kisha një partiturë që ishin notat e fundit të Agimit dhe Rudina insistoi që ta gjeja këtë këngë, kur ia tregova si histori. Kërkoja një foto, por nuk gjeta foton, por tekstin e zverdhur dhe kur e lexova u emocionova. Kuptova që ky është teksti origjinal i kësaj kënge. Për shijen time artistike, është një numër elegant. Kam vënë re një reagim pozitiv të publikut, sidomos atij femëror”, tha kantautori.
Kujtojmë se ky krijim u refuzua nga organizatorët e fetivalit të 58-të të Këngës në RTSH, për të qënë pjesë e listës së këngëve pjesësamarrëse të këtij kompeticioni.
https://www.newsbomb.al


Leave a Reply