Nëntë të rinj shqiptarë u përfshinë në një sherr masiv jashtë një klubi nate në Brunico, në krahinën e Bolzanos në Itali
Mediat lokale shkruajnë se grupi i të rinjve u përfshinë në sherr midis tyre përpara një klubi nate ndoshta edhe për shkak të pijeve alkoolike.
Ata janë të gjithë midis 20 dhe 30 vjeç dhe banojnë në Val Pusteria, megjithëse janë me origjinë nga Shqipëria.
Dy grupet u përplasën pas një sherri që kishin pasur dy prej tyre për shkaqe sentimentale. Në qendër të këtij konflikti mësohet se ishte një vajzë, ish-e dashura e njërit dhe e dashura aktuale e tjetrit. Nga përplasja brenda klubit, zënka vazhdoi jashtë, ku në sherr u përfshinë edhe shokët e tyre.
Sherri që zgjati pak minuta përfundoi me dy të plagosur që përfunduan në urgjencë, ndërsa të tjerët u larguan nga vendi i ngjarjes.
Gazeta SHQIP


Leave a Reply