
Sasia e madhe e potasit në patate është shumë e dobishme për të luftuar hipertensionin,
Patatja ( solanum tuberosum) i përket familjes së Solanaceve dhe është një bimë njëvjeçare, por në natyrë e gjejmë edhe shumëvjeçare. E përbërë prej rrënjësh të plota që rriten nën tokë dhe që janë pjesa e ngrënshme e bimës, ka gjethe jeshile të errët, pa shkëlqim e të ashpra, me pak qime dhe lule të bardha, vjollcë apo rozë. Preferon klimë të nxehtë dhe terren të pasur me humus dhe është me origjinë nga Amerika Qendrore mesdhetare, në veçanti në Peru dhe Kili, por filloi të përhapet në Europë vetëm në fillim të 1600 në sajë të spanjollëve. Emri patate, vjen nga Batata, term karaibik që e quan pataten të ëmbël.
Ekzistojnë disa lloje patatesh:
• Me brumë të bardhë, formë të rrumbullakët shumë e miellshme, pra e përshtatshme për pure, pjata furre etj.
• Me brumë të verdhë, e fortë dhe kompakte, e përshtatshme për t’u përdorur në kuzhinë e paprerë apo për t’u skuqur.
• E kuqe, me shije dhe tul, për çdo lloj pjate.
• Të rejat, ato që mblidhen akoma të papjekura dhe që i gjen në çdo periudhë të vitit: me tul delikat dhe gatuhen sidomos në furrë apo të ziera.
Patatet përmbajnë 79% ujë, 15 % amidon, pjesa tjetër përbëhet nga sheqeri, fibra, proteina vegjetale e yndyrna. Shumë e madhe përqindja e potasit, të cilit i shtojmë fosforin, kalciumin, zinkun, hekurin, magnezin dhe bakrin. Vitaminat që përmban janë B3, B5 dhe B6, C, K dhe J. Sheqernat që përmban janë sakarozi, destrozi dhe glutamina, kurse aminoacidet janë valina, leucina, lizina, argjinina dhe salina.
Sasia e madhe e potasit në patate është shumë e dobishme për të luftuar hipertensionin, kurse lëngu i patates është shumë i vlefshëm për të normalizuar lëngun gastrik dhe i nevojshëm në dhimbjet e stomakut. Patatet mund të konsumohen edhe nga diabetikët.
Living.al
Per”Alba – Dansk” shkodrani


Leave a Reply