Reforma zgjedhore, Gjykata Kushtetuese dhe SPAK janë dy kushtet që janë vendosur për hapjen e negociatave. Sipas kryeministrit Rama, janë kushtet që deri në fund të muajit dhjetor do të jenë përfunduar. Madje, sipas Ramës, reforma zgjedhore do të bëhet me apo pa Partinë Demokratike, nënkuptuar këtu opozitën jashtëparlamentare.
Gjithashtu, Rama tha se Gjykata Kushtetuese dhe SPAK do të ngrihen maksimumi deri në fund të muajit dhjetor – tha Rama. Ndaj, për Ramën kushtet janë të plotësueshme deri në uljen në tryezë me Qeverinë Europiane.
Rama foli edhe për Macron dhe vendosjen e vetos së tij për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. “Unë kam edhe marrëdhënie personale, por është e pamundur që të kërkoj ndihmë, kur problemet janë të vetë Europës” – deklaroi Rama në “Open”.
Burimi/gazeta-shqip.com


Leave a Reply