META: URIME QYTETARËVE DHE KLASËS POLITIKE, KOSOVA SHEMBULL I SHKËLQYER
Një tjetër reagim mëngjesin e kësaj të hënë, një ditë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme që u zhvilluan në Kosovë, vjen nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.
Meta me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” shkruan se zgjedhjet që u zhvilluan dje në Kosovë janë një një shembull i shkëlqyer i funksionimit të demokracisë dhe besimit të demokracia dhe vota e lirë.
Në postimin e tij ai shkruan:
“Zgjedhjet e djeshme në Kosovë, një shembull i shkëlqyer i funksionimit të demokracisë dhe i besimit te demokracia dhe vota e lirë.
Urime qytetarëve të Kosovës dhe klasës politike, që i treguan mbare botës se shteti i Kosovës është jo vetëm tërësisht funksional, por edhe një shembull i demokracisë në rritje, në një rajon që ende vuan nga autoritarizmi dhe pamundësimi i zgjedhjeve tërësisht të lira, si ato që e gjithë bota ndoqi dje në Kosovë!”
RAMA URON KOSOVËN PËR ZGJEDHJE TË SUKSESSHME PARLAMENTARE

Kryeministri uron Kosovën për zgjedhjet e suksesshme parlamentare të mbajtura këtë të diel, me anë të një postimi nëpërmjet rrjetit social “twitter”.
Në postimin e tij, kryeministri Rama uron Albin Kurtin, për rezultatin më të mirë, si dhe nuk lë pa përmendur as partitë e tjera, duke uruar LDK për rezultatin e dytë më të mirë dhe PDK për pranimin shembullor të rezultatit, transmeton TCH.
Postimi i kryeministrit:
“Urime Kosovës për zgjedhjet e suksesshme parlamentare. Urime Vetëvendosjes e Albin Kurtit për rezultatin më të mirë. Urime LDK e Vjosa Osmanit për rezultatin e dytë më të mirë. Urime PDK e Kadri Veselit për pranimin shembullor të rezultatit. Sa më e mbarë dita e re për Kosovën”.
Burimi/rtklive.com


Leave a Reply