Ismail Selmani apo i njohur ndryshe si Komandant Mala i Jazhnicës, pjesëmarrës në tri luftërat e fundit Shqiptare e së fundmi edhe aktivist në shoqatën “Çamëria” ka qenë i pranishëm në tubimin elektoral të Partisë Demokratike të Kosovës në qytetin e Lipjanit duke treguar kështu se ai do jetë përkrahës i PDK-së në zgjedhjet e 6 Tetorit.
Foto me Komandant Malën në Facebook ka hedhur edhe një prej anëtarëve kryesorë të kësaj dege në qytetin e Lipjanit, Adem Tasholli.
“Lipjani fuqishëm tregoi se është për PDK-në dhe kryeministër Kadri Veselin. Në mesin e përkrahësve të PDK-së në Lipjan ishte edhe Ismail Selmani-Komandat Mala-pjesëmarres i të tri luftërave të fundit në trojet shqiptare”- shkroi Tasholli.

Foto nga tubimi i Partisë Demokratike të Kosovës në qytetin e Lipjanit

Komandant Mala së bashku me Adem Tashollin, anëtar i degës së PDK në Lipjan
Burimi/kosova.live


Leave a Reply