Tirana nuk gjen qetësi. Të tjera lëkundje sizmike goditën kryeqytetin shqiptar mbrëmjen e së dielës rreth orës 22:05.
Sipas të dhënave të para sizmiologjike, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.5 i Shkallës Rihter. Epiqendra raportohet të ketë qenë 7 kilometra në veriperëndim të Vorës në një thellësi prej 10 kilometra nën tokë.
Për shkak të afërsisë gjeografike, lëkundjet u ndjenë të forta në Tiranë, duke shkaktuar sërish frikë tek banorët.
Qytetarët raportojnë se të njëjtat lëkundje u ndjenë edhe në Durrës, Elbasan, Krujë e Fushë-Krujë.
Nga tërmeti nuk ka raportime për persona të lënduar apo për dëme materiale.
Gjatë gjithë ditës së sotme nëntoka është dridhur nga tërmete, të cilët kanë qenë me magnitudë më të ulët. /tvklan.al

Lëkundje të tjera tërmeti me magnitudë 4.8 janë ndjerë në orën 00:07 në vend.
Epiqendra e tërmetit ishte sërish në Detin Adriatik, 30 kilometra nga Tirana, 4 kilometra nga Durrësi dhe 9 kilometra nga Shijaku. Thellësia e tij ishte 10 kilometra.
Prej orës 16:04 të së shtunës, kur vendi u godit nga një tërmet me magnitudë 5.6, lëkundjet sizmike kanë qenë të vazhdueshme.
Tërmeti i parë u pasua nga lëkundje 5.2 ballë, ndërsa ky i pak momenteve më parë ishte i treti më i forti.
Lëkundje e tjera kanë qenë me magnitudë 3-3.4./tvklan.al


Leave a Reply