Ka shkuar në 4 numri i viktimave si pasojë e aksidentit të rëndë të ndodhur sot në fshatin Papër të Elbasanit.
Në aksident janë përfshirë tre automjete, më konkretisht mjeti me drejtues shtetasin G.K, mjeti me drejtues shtetasin O.Sh dhe mjeti me drejtues shtetasin E.R.
Katër shtetasit që kanë humbur jetën ishin pasagjerë në mjetin që drejtohej nga drejtuesi i mjetit G.K.
Ndërsa dy të tjerë janë jashtë rrezikut për jetën të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore.
Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë lagështira në rrugë si pasojë e motit të keq. Në vendngjarje ka mbërritur policia që po heton për zbardhjen e rrethanave.
Detaje nga tragjedia, si u shua familja me katër anëtarë në aksident

Detaje të reja dalin nga aksidenti i rëndë në aksin rrugor Elbasan-Papër, ku katër persona humbën jetën pas përplasjes së tre makinave.
Mësohet se të ndjerit ishin anëtarë të një familjeje nga Gramshi, ndërkohë që të plagosur kanë mbetur edhe dy të tjerë. Të ndjerit ishin pasagjerë në automjetin që drejtohej nga shtetasi Gëzim Kotorri.
Fatmirësisht dy të plagosurit e tjerë ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe janë transportuar për në spital.
Raportohet se katër gra po ktheheshin nga ceremonia mortore e bashkëshortit të njërës prej viktimave, ndërsa ndodhi aksidenti.
Automjeti ka humbur kontrollin duke kaluar mbrojtëset anësore të rrugës.
http://shekulli.com.al


Leave a Reply