Përfaqësues të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, i shprehën mbështetje Shqipërisë ne përballjen e saj me pasojat e tërmeteve dhe u dhanë mbështetje synimeve për vazhdimin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, zhvilloi një darkë pune me ta në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York
European External Action Service – EEAS 🇪🇺
✔
@eu_eeas
.@FedericaMog hosts a working dinner with the Western Balkans partners https://europa.eu/!rn84hM
View image on Twitter
72
9:01 AM – Sep 23, 2019
Twitter Ads info and privacy
36 people are talking about this
Në një njoftim të zyrës së zonjës Mogherini thuhet se ata “mbështetën vazhdimin e bisedimeve në mes Kosovës dhe Serbisë dhe arritjen e shpejtë të një marrëveshjeje ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve”.
Në njoftim po ashtu thuhet se të gjithë përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor, shprehën përkushtimin e tyre të plotë për rrugën evropiane, duke theksuar se puna për reformat e nevojshme është duke vazhduar, bashkë me bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore.
Pjesëmarrësit mbështetën edhe hapjen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duke nënvizuar se ky vendim është shumë i rëndësishëm jo vetëm për të dy shtetet që synojnë anëtarësimin, por për tërë rajonin dhe Bashkimin Evropian.
Burimi/Zeri i Amerikes


Leave a Reply