Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës dhe Instituti “Alb-Shkenca” nënshkruan ditën e sotme marrëveshje për bashkëpunimin në fushën e kërkim-zhvillimit dhe të bashkëveprimit me Diasporën shkencore shqiptare.
Kjo marrëveshje ka një kohëzgjatje prej tri vitesh dhe përfshin bashkëpunimin në fushën e kërkimit shkencor, organizimin e konferencave shkencore, botimeve dhe studimeve në funksion të interesit dhe përfitimit të përbashkët.
Aktivitetet bashkëpunuese në kuadër të kryerjes së kërkimit shkencor përfshijnë bashkëpunimin për zhvillimin dhe promovimin e aktiviteteve me interes të përbashkët nëpërmjet rrjeteve ndërkombëtare; Organizimin e konferencave dhe trajnimeve mbi çështje të Diasporës dhe më gjerë; Botimin dhe publikimin e studimeve mbi historinë e Diasporës shqiptare dhe trashëgiminë kulturore; Promovimin dhe publikimin e studimeve apo botimeve në formatin e-book; Nxitjen e aktiviteteve në vendet ku palët e marrëveshjes kanë qendrat e veprimtarisë së tyre; Organizimin e aktiviteteve me palë të tjera.
Në link-un e mëposhtëm mund të lexoni marrëveshjen e plotë:
https://www.adfd.al/…/Marr%C3%ABveshje-nd%C3%ABrmjet-FSHZHD


Leave a Reply