Unioni i Gazetarëve: Ishte një nga themeluesit. Lamtumirë i shtrenjti ynë!
Prej kohës gazetari vuante nga një sëmundje e rëndë dhe ishte tërhequr nga daljet televizive, por dhe nga gazetaria.
Featured image of article: Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta gazetari dhe publicisti i njohur Fatos Baxhaku 16 Gusht, 2019 16:22
TIRANË- Fatos Baxhaku, gazetari dhe publicisti i njohur është shuar sot në banesën e tij në Tiranë. Baxhaku i njohur për stilin e tij të veçantë në shkrimin e reportazheve, është ndarë nga jeta në moshë shumë të re, 55-vjeç. Prej kohës gazetari vuante nga një sëmundje e rëndë dhe ishte tërhequr nga daljet televizive, por dhe nga gazetaria.
Së fundmi ai kishte botuar dhe librin e tij që do rezultonte i fundit, “Përtje gardheve”, një cikël reportazhsh nga Veriu në Jug. Si njohës i mirë dhe lëvrues i zoti i këtij xhaneri, Baxhaku në promovimin e librit të tij shprehej se të gjithë duhet të luftojnë për reportazhin, për të ruajtur këtë zhanër dhe gjuhën shqipe.
Baxhaku është një nga gazetarët e parë që ka hyrë në tregun e gazetarisë që në vitet 90’. Ai ishte një nga pionierët e shtypit të pavarur shqiptar dhe autori i njohur i reportazheve të shkruara dhe televizive, studiues i historisë, një penë e mprehtë kritike e tranzicionit shqiptar.
codeit al
Nga sot Baxhaku nuk do jetë jetojë më, por vepra e tij do të mbetet përgjithmonë dhe përmes saj ai do të kujtohet nga të gjithë.
(A.B. Dosja.al)
20:38Ndarja nga jeta e Baxhakut, miq e kolegët mesazhe ngushëllimi për ikjen gazetarit
Fatos Baxhaku, u nda sot nga jeta duke lënë pas një karrierë të gjatë dhe të ndritur. Pas lajmit të ndarjes së tij nga jeta, të shumta kanë qenë reagimet dhe ngushëllimet për të. Mir, kolegë, të afërm, por bashkëpunëtor të tij kanë shkruar mesazhe të ndjera për të.
Më poshtë disa nga komentet më të bukura për vdekjen e Baxhakut
Ardian Vehbiu: Kur je larg, lajme të tilla të vijnë gjithnjë si të pamundura – sidomos për njerëz si Tos Baxhaku, pa të cilët s’e përfytyron dot Tiranën. Herët e fundit e takoja gjithnjë te Friend’s Bookhouse, të rrethuar nga shokë e miq pa hesap. Më dukej sikur ashtu ishte mësuar të lumturohej – kish arritur cakun e urtësisë. Njeri fisnik, sytë i vezullonin inteligjencë, heshtja mençuri. Shkrimet ia gjeja gjithnjë një model për një gazetari të dëshiruar, por në rrezik zhdukjeje. Në një botë ideale, e kisha menduar të bashkëpunonim te “Peizazhet”. Ngushëllime të thella vëllait të tij, Turit, gjithashtu mik i mirë; dhe së bijës. Nuk them dot thjesht që Tirana s’do të jetë më e njëjta, kur të kthehem dhe të mos e shoh Tosin atje ku e shihja; nuk e ndiej veten gati për ta përcjellë këtë humbje me fjalë. Të qoftë dheu i lehtë, i dashur Tos.
Adi Krasta: Përgjithmonë Baxhak
Sonila Meço: Legjendat s’duan vëmendje, as kërkojnë me çdo kusht respekt. Legjendat gjejnë shtegun e tyre të pashkelur e bëhen udha e sigurt për kë vjen pas. Gazetaria e mirë, e vërtetë dhe mjeshtërore e ka nga sot legjendën e vet. Iku një njeri i rrallë, u përjetësua një institucion unik. Pushofsh i qetë Tos! Ne na le dhimbjen, por edhe trashëgiminë e një gazetarie të pakonkurueshme, që do mbajë gjithnjë emrin tënd: Gazetaria e legjendës Baxhaku!
Ferdinant Dervishi: Ishe me i miri i njerezve te mire. E dije se per te tille njerez terreni ishte vrases. Dhe e shprehje: “Te ecesh drejt do te thote te mbetesh pa buke”. Gjithsesi zgjodhe te ecje drejt. I privilegjuar qe pata fatin te punojme bashke. Te ndritte shpirti Fatos Baxhaku!
16:39U nda sot nga jeta, cila është vepra që la pas Fatos Baxhaku
Fatos Baxhaku është ndarë sot nga jeta në moshën 55-vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Ai është një prej gazetarëve më të mirë shqiptarë, ku spikaste në zhanrin që ai lëvronte më së shumti, reportazhin.
Por kush është Fatos Baxhaku?
Fatos Baxhaku një nga pionieret e shtypit të pavarur që nga fillimi i viteve 90. Autori i njohur i reportazheve të shkruara dhe televizive, studiues i historisë, një penë e mprehtë kritike e tranzicionit shqiptar. Baxhaku ka lindur ne Tirane me 9 janar ne 1964. Shkollimin e pare e kreu në shkollat asokohe 8-vjeçare, Emin Duraku dhe ” 20 Vjetori”, (sot Dora D’Istria). Shkollimin e mesëm e kreu në gjimnazin “Ismail Qemali”. Përgjatë viteve 1982-1986 studioi në Unversitetin e Tiranës në fakultetin e Histori-Filologjisë ku u diplomua në Histori. Që nga 1986 e deri në 1992 punoi në Institutin e Historisë së Akademisë së Shkencave. Nga 1993 e deri në 1998 ishte bashkëthemelues, kryeredaktor dhe gazetar i “Gazetes Shqiptare”. Në periudhen 1998-1999 ishte kryeredaktor i parë i lajmeve në televizionin “Klan”. Në 1999-2000 ishte kryeredaktor i revistës së përjavshme “XXL”. Nga 2001 deri në 2005 ishte kryeredaktor dje gazetar në televizionin “Vizion Plus”. Në 2006-20015 ishte kryeredaktor dhe gazetar në të përditshëm “Shqip”. Aktualisht (2015) është gazetar në profesion të lirë.
Fatos Baxhaku është autor ose bashkëautor i serialeve me reportazhe “Tunel” (Vizion Plus), “Rrugëtim” (Top Channel), “Shtëpia e Vjetër” (Digitalb) si edhe i shumë dokumentareve televizive. Ka qenë disa herë pedagog i jashtëm i gazetarisë në universitetet e Elbasanit dhe Tiranës. Ka qenë anëtar i Komitetit Shqiptar të Helsinkit. Bashkëpunetor në shumë projekte trainimi me Soros, USAID, Instituti Shqiptar i Medias, OSBE.
https://dosja.al/


Leave a Reply