Në Kosovë, sot filloi shërbimin e tij grupi i gjashtë i vullnetarëve të Korpusit të paqes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Vullnetarët e këtij korpusi, do të punojnë për dy vjet me radhë kryesisht në mësimdhënie të gjuhës angleze nëpër shkollat e mesme në Kosovë. Fillimi i shërbimit të vullnetarëve të këtij korpusi u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit dhe njohjes ndërmjet popujve të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara. Nga Prishtina njofton korrespondenti ynë, Leonat Shehu.
Burimi/Zeri i Amerikes
Leave a Reply