TIRANE – Qeveria jo vetëm ka shpenzuar shuma astronomike në përkujtim të 100 vjetorit të Pavarësisë së vendit, por ka organizuar evenimenti me shpenzime marramendëse që në fakt nuk duket se kane ndonjë lidhje me këtë festë të madhe të shqiptarëve. Shqiptarja.com pas një sërë kërkesash drejtuar Ministrisë së Kulturës ka arritur të sigurojë listën e shpenzimeve për disa aktivitete ku të bie në sy një kosto miliona lekë të shpenzuara në aktivitete që s’kanë lënë asnjë gjurmë, ose miliona të tjera destinacioni i të cilave ka shkuar për fondacionet private.
Shqiptarja.com hedh dyshime se fondi 8.4 milion lekë është vetëm një pjesë e asaj që është shpenzuar për realizimin e konkursit mbarëkombëtar për realizimin e posterit festiv të 100 vjetorit të pavarësisë që u zhvillua në janar të këtij viti në Galerinë Kombëtarë të Arteve. Ku produkt I gjithë kësaj shume marramendëse në fakt është një imazh I kopjuar ku mediat denoncuan atë periudhë se logoja e pavarësisë është thuajse njëlloj me atë të Trinidad Tobagos afër Xhamajkës e cila këtë vit feston 50 vjetorin e pavarësisë. Logoja e Trinidad Tobagos ka vetëm dy vija më tepër se ajo e Pavarësisë së Shqipërisë.
Shqiptarja.com hedh dyshime edhe mbi përkujtimin e Kongresit të Lushnjes i organizuar si asnjëherë tjetër në 21 Janar kur punimet në fakt janë zhvilluar dy ditë më vonë. Organizimi i këtij eventi ditën e 21 Janarit sipas gazetës ka qenë jo pa qëllim.
Edhe përkujtimi i 2 Marsit në Lezhë për Kuvendin e Lezhës me një fond prej 30 milion lekësh nuk është rastësi. Kujtojmë këtu që në këtë eveniment të rëndësishëm ish Presidentit iu hoq e drejta e fjalës.
Shqiptarja.com ngre pikëpyetje edhe për Ditën e Verës të organizuar në Elbasan me fondin prej 7 milion lekësh. Pa lënë pa përmendur dhe aktivitetet si mbështetje financiare për Ditën e Aeronautikës etj, ose rreth 25 milion lekë në mbështetje të një ekspozite te Ibrahim Kodrës e cila ishte në interes të koleksionistëve dhe shoqatave. Duke u ndalur te kjo e fundit Shqiptarja.com ngre pikëpyetjen se çfare lidhje mund të kenë në fakt shoqatat që organizuan ekspozitën për Ibrahim Kodrën gjallë me 100 vjetorin e Pavarësisë.
Edhe aktivitetet e tjera si Festivali i Fëmijëve, turi i shkrimtarëve në Shkup dhe Prishtinë apo projekti modest “Homazh për Frashërinjtë” jo vetëm që nuk justifikojnë fondet por edhe për nga rëndësia nuk mund të përligjin dot një eveniment kaq të rëndësishëm të historisë së shqiptarëve siç është 100 vjetori i Pavarësisë.
Janë mjaft aktivitete të tjera sic është aktiviteti i Mirush Kabashit në Itali, ekspozita, tubime dhe projekte special të cilat i janë faturuar këtij evenimenti./n.s.r.d.shqiptarja.com/
Per”Shqip.dk” Luigj Shkodrani


Leave a Reply