Gys Agasi, pasqyra e vërtetë e Edi Ramës, u dorëzua si i kapur në një skenë show policor. Tani presim skenarin e radhës, ndërsa Kryeministri do nisë turin për pabesinë. Kartelet dhe korrupsioni po qeverisin Shqipërinë!
Ergys Agasi nuk është një emër dosido në historinë e shtetit shqiptar. Ai është pjesë e një mekanizmi të ndërtuar nga kryeministri Rama si një ndërmjetës special mes dy botëve që përfitonte pjesën e tij brenda sistemit. Një kumbar dhe ndërmjetës që jo vetëm mundëson paranë e pisët të filtrohej në ekonominë e vendit, jo vetëm kishte peshën e tij elektorale, pasi manaxhonte strukturën në hije të partisë në pushtet, por edhe ishte kryeministri që përcaktonte tenderat digjitalë nga zyra e tij e vogël. Duke pasur gjithsa më sipër në mendje atëherë mund të ngremë një pyetje se cfarë skenari fshihet pas këtij spektakli?
Njeriu më i fuqishëm në Shqipëri që thërriste për dëgjesa drejtuesen e AKSHI, që urdhëronte rrëmbime biznesmenësh dhe që kapet me një ish drejtues të lartë policie në makinë…indicie që dëshmojnë se në fund ai ishte mjeti përmes të cilit sistemi funksionon. Por na tregon dhe se si pa rrëzuar kryeministrin ky sistem do vazhdojë të funksionojë i pashqetësuar me aktorë të rinj.
Burimi/Facebook


Leave a Reply