Kohet e fundit autori tashme i mirenjohur Bari Xh. Dervishllari na ka sjelle dy libra me fabula “Dash – uri qe s`njeh kufi” si dhe ” – Hapu se e mbusha!” dhe librin me poezi “Vargje thinjoshe ne natyre”.
Ne fakt te dy keto lloj krijimtarie letrare jane vargje, por secila ka specifiken e vet. Fabula eshte tregim i shkurter, ne vargje e ne proze, qe ka si personazhe kafshe, bime ose vende, veprimet dhe fjalet e te cilave kane kuptim alegorik e japin nje mesim nga nga pervoja e jetes, perrallez. Poezia eshte gjini e letersise artistike ne te cilen mendimet e ndjenjat shprehen ne vargje; ; krijimtari letrare sipa kerkesave te kesaj gjinie; teresia e veprave te kesaj gjinie.
Per Bariun mund te themi se rreshtohet ne fabulistet me te mire lokale dhe kombetare e me tej. Ne keto libra te radhes se tij te 319 fabulat e tij fabulojne shume probleme jetesore. Po t`i radhisja te gjitha do te me rendonin postimin, por po i pergjithesoj: ekonomike, shoqerore, kulturore dhe politike.
Dervishllari eshte nga ata fabuliste qe duke njohur floren (boten bimore), faunen (boten shtazore) dhe vende, ai artistikisht dhe bindes, personazhe te marra nga keto bote, i identifikon mesemiri me njerezit e veset e tyre.
Fabulisti Bari me plot fjalen e gojes mund te themi se eshte nje fabulist popullor i spikatur. Fabulat e tij jane shkurteza, por me thelb, mendim dhe mesazh. I cili perdor ne menyre te perkrye fjale, shprehje dhe vargje te perzgjedhura dhe te goditura. Figuracioni i tij letrar eshte mese popullor te zones nga eshte ai gje qe nuk mungojne edhe rimimet. Po t`i lexosh me ze ato tingellojne aktoreske dhe te bejne per te qeshur, por edhe serioz.
Ne fakt leximi i do lene lexuesit, por une do te paraqesja disa fabula qe edhe mesazhi i tyre eshte shume domethenes: “Nje miku im ben biznes,/ jep dhurata cdo mengjes./ Per 10 tullace ne fshat,/ nga nje kreher u ben dhurat,”; “Me mallkoi cuni i Sejmenit:/ – Hej, ti pac fatin e qenit!/ – Te falenderoj nga zemra,/ qeni fle me zonjat brenda”.; “Degjo tha ustai mavrija,/ tani nik pikon catia./ Do bejme prove ne mot te thate,/ mos kete as shi as balte”.
Persa u perket poezive te Bari Xh. Dervishllarit, te 110-tat na sjellin ne menyre letrare dhe artistike mendime dhe ndjenja nga me te ndryshme. Ato jane poezi te plote dhe me ndertim sajor tradicional, kryesisht kater strofeshe dhe rime shume te rregullt me fjale te goditura poetike. Disa poez jane shkurteza dhe na sjellin urtesira.
Autori duke spikatur si fabulist disa poezi kane brenda edhe elemente te fabules gje qe nuk ia cenon objektivin poezise. Ne poezite e tij sajohen dhe poezohen nga me te ndryshma fenomene jetesore si per natyren, dashurine, atdhetarizmin, marredhenieve familjare, patriotizmin, kulturen, politiken, por edhe te tjera per te mos e ngarkuar postimin.
E vecante e Dervishllarit eshte qe ne keto poezi spikat tradita, por pa e mohuar modernen. Gershetimi i tradites me modernen gjithnje sjell, zhvillim, perparim dhe kulture.
Edhe ne poezi nepermjet lartesimit me mendim artistiko-letrar dhe figuracion popullor autori thelbeson, mendimon e mesazhon gje qe edhe ketu nuk mund te rri pa cituar ndonje pjesez poezie: “Dashurine kurre se kursej,/ per gjithcka qe ka nje vlere. /Lumturine kurre s`ia rrembej,/ kush me jeten e ka blere.”; “Dhe qe ta mbyll kete dedikim,/ moj nene e vetme ne kete bote,/ qaj me mall e deshperim,/ me mungon preheri jot i ngrohte.”
Edhe une po e mbyll ketu kete “dedikimin” tim per kete shkrimtar shume popullor: URIME I DASHUR DHE TE NA “LINDESH” EDHE TE TJERA!
Burimi/Facebook


Leave a Reply